Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)

  2. Ejani dhe admironi veprat e Zotit, që ka bërë mrekulli mbi tokë.

  3. Ai bën që të pushojnë luftërat deri në skajet e tokës; ai prish harqet dhe thyen shtizat, dhe djeg qerret me zjarr.

  4. Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të ngrihem lart midis kombeve, do të ngrihem lart mbi tokë.

  5. Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)

  6. Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi.

  7. Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun.

  8. Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela)

  9. Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive.

  10. Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde!

  11. Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi.

  12. Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë.

  13. Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.

  14. I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.

  15. Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.

  16. Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë.

  17. Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde.

  18. Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi.

  19. Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua.

  20. Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.

  21. Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t'i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij,

  22. Por Perëndia im do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do të më pranojë. (Sela)

  23. Perëndia i plotfuqishëm, Zoti ka folur dhe ka thirrur në mbledhje gjithë dheun, nga lindja në perëndim.

  24. Nga Sioni, përsosmëri e bukurisë, Perëndia shkëlqen.

  25. Perëndia ynë do të vijë dhe nuk do të rijë në heshtje; do të paraprihet nga një zjarr shkatërrimtar dhe rreth tij do të ketë një furtunë të madhe.