Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Psalms

896 vargje · 16 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Edhe sikur babai im dhe nëna ime të më kishin braktisur, Zoti do të më pranonte.

  2. O Zot, më mëso rrugën tënde dhe më udhëhiq në një shteg të sheshtë, për shkak të armiqve të mi.

  3. Mos më braktis në dëshirat e armiqve të mi, sepse kanë dalë kundër meje dëshmitarë të rremë, njerëz që duan dhunën.

  4. Oh, sikur të mos isha i sigurt të shoh mirësinë e Zotit në dheun e të gjallëve!

  5. Ki besim të madh te Zoti; ji i fortë, ki zemër; ki besim të madh te Zoti.

  6. Ty të këlthas, o Zot, o kështjella ime; mos rri në heshtje, sepse po të mos flasësh ti, unë bëhem njëlloj si ata që zbresin në gropë.

  7. Dëgjo zërin e lutjeve të mia kur të këlthas ty për ndihmë, kur ngre duart në drejtim të vendit tënd shumë të shenjtë.

  8. Mos më tërhiq bashkë me të pabesët dhe ata që kryejnë paudhësi, të cilët flasin për paqe me të afërmit e tyre, por kanë shpirtligësi në zemër.

  9. Jepu atyre sipas veprave që kanë kryer dhe sipas ligësisë së veprimeve të tyre; jepu atyre sipas veprës së duarve të tyre; jepu atyre hakun që meritojnë.

  10. Duke qenë se ata nuk i çmojnë veprat e Zotit dhe atë që duart e tij kanë bërë, ai do t'i mposhtë dhe nuk do t'i lërë të begatohen.

  11. I bekuar qoftë Zoti, sepse ka dëgjuar zërin e lutjeve të mia.

  12. Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time.

  13. Zoti është forca e popullit të tij, dhe streha e shpëtimit për të vajosurin e tij.

  14. Shpëto popullin tënd dhe beko trashëgiminë tënde; ushqeji dhe përkrahi përjetë.

  15. I jepni Zotit, o bij të të fuqishmëve, i jepni Zotit lavdi dhe forcë.

  16. I jepni Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij.

  17. Zëri i Zotit është mbi ujërat; Perëndia i lavdisë gjëmon; Zoti është mbi ujërat e mëdha.

  18. Zëri i Zotit është i fuqishëm, zëri i Zotit është i madhërishëm.

  19. Zëri i Zotit thyen kedrat; po, Zoti thyen kedrat e Libanit;

  20. i bën të hidhen si një viç, Libanin dhe Sirionin, si një buall i ri.

  21. Zëri i Zotit çan flakët e zjarrit.

  22. Zëri i Zotit e bën shkretëtirën të dridhet; Zoti bën që të dridhet shkretëtira e Kadeshit.

  23. Zëri i Zotit bën që të lindin sutat dhe i lë pyjet pa gjethe; dhe në tempullin e tij çdo gjë thotë: "Lavdi!".

  24. Zoti rrinte ulur në fron përmbi përmbytjen; po, Zoti rri ulur si mbret në përjetësi.

  25. Zoti do t'i japë forcë popullit të tij; Zoti do të bekojë popullin e tij me paqe.