Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Music

324 vargje · 57 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Nga Egjipti do të sjellin metal që shkëlqen, Etiopia do të nxitojë t'i shtrijë Perëndisë duart e saj.

  2. O mbretëri të tokës, këndojini Perëndisë; këndojini lavde Zotit, (Sela)

  3. atij që shkon me kalë mbi qiejtë e qiejve të përjetshme, ai nxjerr zërin e tij, një zë të fuqishëm.

  4. Pranoni fuqinë e Perëndisë, madhështia e tij qëndron mbi Izraelin dhe fuqia e tij është në qiejtë.

  5. O Perëndi, ti je i tmerrshëm nga shenjtorja jote; Perëndia i Izraelit është ai që i jep forcë dhe fuqi popullit. I bekuar qoftë Perëndia!

  6. Dhe unë do të lëvdoj me harpe për besnikërinë tënde, o Perëndia im, dhe do të këndoj lavdet e tua me qeste, o i Shenjti i Izraelit.

  7. I këndoni me gëzim Perëndisë, forcës sonë; lëshoni britma gëzimi për Perëndinë e Jakobit.

  8. Lartoni një këngë dhe i bini dajres, harpës melodioze bashkë me lirën.

  9. I bini borisë ditën e hënës së re, ditën e hënës së plotë, ditën e festës sonë.

  10. Dhe këngëtarët dhe ata që u bien veglave do të thonë: "Të gjitha burimet e mia të jetës dhe të gëzimit janë te ti".

  11. Éshtë bukur të kremtosh Zotin, dhe të këndosh lavdet në emrin tënd, o Shumë i Larti;

  12. të shpallësh në mëngjes mirësinë tënde dhe çdo natë besnikërinë tënde,

  13. me një harp me dhjetë tela, me lirën dhe me melodinë e qestes.

  14. Ejani, t'i këndojmë me gëzim Zotit; t'i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë.

  15. Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.

  16. Këndojini Zotit një himn të ri sepse ka bërë mrekulli; dora e tij e djathtë dhe krahu i tij i shenjtë i kanë siguruar shpëtimin.

  17. Zoti ka bërë të njohur shpëtimin e tij dhe ka shprehur drejtësinë e tij përpara kombeve.

  18. Ai ka mbajtur mend mirësinë e tij dhe besnikërinë e tij për shtëpinë e Izraelit; të tëra skajet e tokës kanë parë shpëtimin e Perëndisë tonë.

  19. Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde.

  20. Këndojini lavde Zotit me qeste, me qesten dhe me zërin e këngës.

  21. Dërgoni britma gëzimi me boritë dhe me zërin e bririt përpara Zotit, Mbretit.

  22. Le të zhurmojë deti dhe gjithçka ndodhet në të, bota dhe banorët e saj.

  23. Lumenjtë le të rrahin duart dhe malet le të ngazëllohen tok nga gëzimi përpara Zotit,

  24. Unë do t'i këndoj Zotit deri sa të kem jetë; do t'i këndoj lavde Perëndisë tim deri sa të jem.

  25. Këndojini atij, këndojini lavde atij, mendoni thellë tërë mrekullitë e tij.