Skip to content

Vargje biblike për Jebusites

41 vargje · 7 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. sepse Engjëlli im do të shkojë para teje dhe do të të futë në vendin e Amorejve, të Hitejve, të Perezejve, të Kananejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, dhe unë do t'i shfaros ata.

  2. Nuk do përkulesh para perëndive të tyre, dhe nuk do t'u shërbesh. Nuk do të bësh atë që bëjnë ato; por do t'i shkatërrosh plotësisht dhe do të thyesh shtyllat e tyre.

  3. Zoti u përgjigj: "Ja, unë po bëj një besëlidhje: Do të bëj para gjithë popullit mrekulli, që nuk janë bërë kurrë mbi të gjithë dheun dhe në asnjë komb tjetër; dhe tërë populli në mes të të cilit

  4. Kqyr atë që po të urdhëroj sot: Ja unë do t'i dëboj para teje Amorejtë, Kananejtë, Hitejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.

  5. Kështu bijtë e Izraelit banuan në mes të Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve;

  6. u martuan me bijat e tyre dhe u dhanë bijat e veta për gra bijve të tyre, dhe u shërbyen perëndive të tyre.

  7. Mbreti me njerëzit e tij u nis në drejtim të Jeruzalemit kundër Jebusejve, që banonin në atë vend. Këta i thanë Davidit: Nuk do të hysh këtu, sepse të verbërit dhe çalamanët do të të sprapsin!", duke

  8. Por Davidi e pushtoi qytetin e fortifikuar të Sionit (që është qyteti i Davidit).

  9. Davidi tha atë ditë: "Kushdo që i mund Jebusejtë, të arrijë deri në kanal dhe t'i zmprapsë çalamanët dhe të verbërit që i urren Davidi". Prandaj thonë: "I verbri dhe çalamani nuk do të hyjnë në Shtëpi".

  10. Kështu Davidi u vendos në qytetin e fortifikuar dhe e quajti Qyteti i Davidit. Pastaj Davidi filloi të ndërtojë rreth e qark duke nisur nga Milo dhe në drejtim të pjesës së brëndshme.

  11. Tërë njerëzit që mbetën nga Amorejtë, Hitejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë, që nuk ishin bij të Izraelit,

  12. domethënë pasardhësit e tyre që kishin mbetur pas tyre në vend dhe që Izraelitët nuk kishin arritur t'i shfarosnin, Salomoni i rekrutoi për punë të detyruar deri në ditën e sotme.

  13. Mbasi përfunduan këto gjëra, krerët erdhën tek unë, duke thënë: "Populli i Izraelit, priftërinjtë dhe Levitët nuk janë ndarë nga popujt e këtyre vendeve, për gjërat e neveritshme të Kananejve, të

  14. Në fakt ata kanë marrë si bashkëshorte disa nga bijat e tyre për vete dhe për bijtë e tyre, duke përzier kështu fisin e shenjtë me popujt e këtyre vendeve. Mjerisht gjyqtarët kanë qenë të parët që e kryen këtë mëkat".

  15. Midis bijve të priftërinjve që ishin martuar me gra të huaja figuronin: nga bijtë e Jeshuas, biri i Jotsadakut, dhe midis vëllezërve të tij: Maasejahu, Eliezeri, Jaribi dhe Gedaliahu.

  16. Ata u zotuan t'i ndanin gratë e tyre; pastaj, për shkak të fajit të tyre, secili paraqiti një dash për të shlyer mëkatin e tij.

  17. Nga bijtë e Imerit: Hanani dhe Zebadiahu.

  18. Nga bijtë e Harimit: Maasejahu, Elia, Shemajahu, Jehieli dhe Uziahu.

  19. Nga bijtë e Pashurit: Elioenai, Maasejahu, Ishmaeli, Nethaneeli, Jozabadi dhe Elasahu.

  20. Nga Levitët: Jozabadi, Shimei, Kelajahu, domethënë Kelita, Pethajahu, Juda dhe Eliezeri.

  21. Nga këngëtarët: Eliashibi. Nga derëtarët: Shallumi, Telemi dhe Uri.

  22. Midis Izraelitëve: bijtë e Paroshit: Ramiahu, Iziahu, Malkiahu, Mijamini, Eleazari, Malkiahu dhe Benajahu.

  23. Nga bijtë e Elamit: Mataniahu, Zakaria, Jehieli, Abdi, Jeremothi dhe Elia.

  24. Nga bijtë e Zatuit: Elioenai, Eliashibi, Mataniahu, Jeremothi, Zabadi dhe Aziza.

  25. Nga bijtë e Bebait: Jehohanani, Hananiahu, Zabai dhe Athlai.