Skip to content

Vargje biblike për Instruction

179 vargje · 2 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Mos hiq plotësisht nga goja ime fjalën e së vërtetës, sepse unë kam shpresë te dekretet e tua.

  2. Kështu do të respektoj ligjin tënd vazhdimisht, përjetë.

  3. Do të ec në liri, sepse kërkoj urdhërimet e tua.

  4. Do të flas për porositë e tua para mbretërve dhe nuk do të turpërohem.

  5. Do të kënaqem me urdhërimet e tua, sepse i dua.

  6. Do të ngre duart e mia drejt urdhërimeve të tua, sepse i dua, dhe do të mendohem thellë mbi statutet e tua.

  7. Mbaje mend fjalën që i ke dhënë shërbëtorit tënd, me të cilën me kë bërë të kem shpresa.

  8. Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë.

  9. Kryelartët më mbulojnë me tallje, por unë nuk largohem nga ligji yt.

  10. Mbaj mend dekretet e tua të lashta, o Zot, dhe kjo më ngushëllon.

  11. Një indinjatë e madhe më pushton për shkak të të pabesëve që braktisin ligjin tënd.

  12. Statutet e tua kanë qenë kantikët e mi në shtëpinë e shtegëtimit tim.

  13. O Zot, unë kujtoj emrin tënd natën dhe respektoj ligjin tënd.

  14. Kjo ndodh sepse respektoj urdhërimet e tua.

  15. Ti je pjesa ime, o Zot, kam premtuar të respektoj fjalët e tua.

  16. Të jam lutur shumë, me gjihë zemër; ki mëshirë për mua sipas fjalës sate.

  17. Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhërave të tua.

  18. Pa asnjë mëdyshje nxitova të respektoj urdhërimet e tua.

  19. Litarët e të pabesëve më kanë mbështjellë, por unë nuk e kam harruar ligjin tënd.

  20. Në mes të natës ngrihem që të të kremtoj, për shkak të dekreteve të tua të drejta.

  21. Unë jam shok i gjithë atyre që kanë frikë prej teje dhe i atyre që respektojnë urdhërimet e tua.

  22. O Zot, toka është e mbushur me mirësinë tënde; më mëso statutet e tua.

  23. Ti i ke bërë të mira shërbëtorit tënd, o Zot, sipas fjalës sate.

  24. Më mëso të gjykoj drejt dhe të kem njohje, sepse u besoj urdhërimeve të tua.

  25. Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.