Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Gospel: Unclassified scriptures relating to

87 vargje · 2 aspekte

Vargje për Unclassified scriptures relating to

Filtro sipas librit
  1. Éshtë një lumë brigjet e të cilit mbushin me gëzim qytetin e Perëndisë, vendin e shenjtë ku banon shumë i Larti.

  2. Perëndia është në mes të tij, ai nuk do të luajë nga vendi; Perëndia do ta ndihmojë në dritat e para të mëngjesit.

  3. Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Shkoni dhe i tregoni Gjonit gjërat që dëgjoni dhe shikoni:

  4. Të verbërit po shohin, të çalët po ecin, lebrozët janë pastruar dhe të shurdhërit po dëgjojnë; të vdekurit po ngjallen dhe ungjilli po u predikohet të varfërve.

  5. Lum ai që nuk do të skandalizohet nga unë!''.

  6. Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: ''Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë.

  7. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë,

  8. dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen''.

  9. Dhe mbasi e burgosën Gjonin, Jezusi erdhi në Galile duke predikuar ungjillin e mbretërisë së Perëndisë,

  10. dhe duke thënë: ''U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni ungjillin''.

  11. Dhe Zakaria, ati i tij, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi, duke thënë:

  12. Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet;

  13. dhe na ngriti një shpëtim të pushtetshëm në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,

  14. ashtu si ai e kishte deklaruar nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë që nga kohët e lashta, që ne të shpëtojmë

  15. prej armiqve tanë dhe prej dorës së gjithë atyre që na urrejnë,

  16. për të treguar mëshirë tek etërit tanë e për t'u kujtuar për besëlidhjen e tij të shenjtë,

  17. betimin që i bëri Abrahamit, atit tonë,

  18. për të na lejuar që, pasi të çlirohemi nga duart e armiqve tanë, të mund t'i shërbejmë pa frikë,

  19. në shenjtëri e në drejtësi përpara atij, të gjitha ditët e jetës sonë.

  20. Dhe ti, o fëmijë i vogël, do të quhesh profet nga Shumë i Larti, sepse ti do të shkosh përpara fytyrës së Zotit për të përgatitur udhët e tij,

  21. për t'i dhënë popullit të tij njohjen e shpëtimit, në faljen e mëkateve të tyre;

  22. për hir të thellësisë së mëshirës së Perëndisë sonë, për të cilën agimi nga lart na ka vizituar,

  23. për të ndriçuar ata që dergjeshin në errësirë dhe në hijen e vdekjes, për të udhëhequr hapat tona në udhën e paqes''.

  24. Por engjëlli u tha atyre: ''Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin;

  25. sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.