Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Afflictions Made Beneficial

104 vargje · 23 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.

  2. Dikush mund t'i thotë Perëndisë: "Unë e mbart fajin tim, po nuk do ta bëj më të keqen;

  3. tregomë atë që nuk arrij të shikoj; në rast se kam kryer ndonjë paudhësi, nuk do ta bëj më"?

  4. Por në rast se janë të lidhur me zinxhira dhe të mbajtur me veriga pikëllimi,

  5. atëherë u tregon veprat e tyre dhe shkeljet e tyre, sepse u është rritur mendja.

  6. Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: "Do t'ia rrëfej shkeljet e mia Zotit", dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim. (Sela)

  7. Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha.

  8. Ai i ruan tërë kockat e tij, dhe asnjë prej tyre nuk copëtohet.

  9. Unë kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u përkul mbi mua dhe dëgjoi britmën time.

  10. Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara.

  11. Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat.

  12. Sepse ti na ke vënë në provë, o Perëndi, na ke pastruar ashtu si pastrohet argjendi.

  13. Kur i vriste, ata e kërkonin dhe ktheheshin të kërkonin Perëndinë me zell.

  14. Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.

  15. Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua.

  16. Poçi është për argjendin dhe furra për arin, por ai që provon zemrat është Zoti.

  17. Éshtë më mirë të shkosh në një shtëpi ku mbahet zi se sa të shkosh në një shtëpi ku ka festë, sepse ky është fundi i çdo njeriu, dhe kush rron ka për të vënë mend.

  18. Trishtimi është më i mirë nga gazi, sepse përpara një fytyre të trishtuar zemra bëhet më e mirë.

  19. Do ta vë përsëri dorën time mbi ty, do të të pastroj nga zgjyrat e tua si me sodën dhe do të heq tërë plumbin tënd.

  20. Do të rivendos gjyqtarët e tu siç ishin në krye dhe këshilltarët e tu siç ishin në fillim. Mbas kësaj do të quhesh "qyteti i drejtësisë", "qyteti besnik".

  21. Atë ditë do të ndodhë që pjesa që mbetet e Izraelit dhe ata që kanë shpëtuar nga shtëpia e Jakobit nuk do të mbështeten më mbi atë që i godiste, por do të mbështeten në të vërtetë mbi Zotin, të Shenjtin e Izraelit.

  22. Një mbetje, mbetja e Jakobit, do t'i kthehet Zotit të fuqishëm.

  23. Me shpirtin tim të dëshiroj natën, po, me frymën që është brenda meje të kërkoj në mëngjes herët; sepse kur shfaqen gjykimet e tua mbi tokë, banorët e botës mësojnë drejtësinë.

  24. Ja, unë të kam rafinuar, por jo si argjendi; të kam provuar në poçen e pikëllimit.

  25. Banesa jote është në mes të mashtrimit dhe për shkak të mashtrimit nuk duan të më njohin", thotë Zoti.