Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Afflictions Made Beneficial: In humbling us

7 vargje · 23 aspekte

Vargje për In humbling us

  1. Kështu, pra, ai të bëri të ulesh kokën, të provosh urinë, pastaj të ka ushqyer me manna që ti nuk e njihje dhe as etërit e tu s'e kishin njohur kurrë, me qellim që ti të kuptosh se njeriu nuk rron vetëm me bukë, por rron me çdo fjalë që del nga goja e Zotit.

  2. dhe që në shkretëtirë të ka ushqyer me manë të cilën etërit e tu nuk e njihnin, për të të përulur dhe për të të vënë në provë dhe së fundi për të të bërë të mirë.

  3. Kur do të mbyll qiellin dhe nuk do të ketë më shi, kur do të urdhëroj që karkalecat të gllabërojnë vendin, kur do t'i dërgoj murtajën popullit tim,

  4. në qoftë se populli im, i cili thirret me emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, unë do ta dëgjoj nga qielli, do t'i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij.

  5. Kujtohu për pikëllimin dhe për endjen time, për pelinin dhe hidhërimin.

  6. Shpirti im kujtohet gjithnjë për këtë dhe është i rrëzuar brenda meje.

  7. Dhe, që të mos më rritet mendja për shkak të jashtëzakonshmërisë së zbulesave, m'u dha një gjëmb në mish, një engjëll i Satanit, për të më rënë me grushta, që të mos mbahem me të madh.