- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1446–1406 BC
The Wilderness Years
Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.
Vargje nga kjo periudhë
- Ligji i Përtërirë 22:10rreth 1451 p.e.s.
Nuk do të punosh njëkohësisht me një ka dhe një gomar.
- Ligji i Përtërirë 22:11rreth 1451 p.e.s.
Nuk do të veshësh rroba të bëra me një stof të përzierë leshi dhe liri.
- Ligji i Përtërirë 22:12rreth 1451 p.e.s.
Nuk do të vësh theka në katër cepat e mantelit me të cilin mbulohesh.
- Ligji i Përtërirë 22:13rreth 1451 p.e.s.
Në qoftë se një burrë martohet me një grua, hyn tek ajo dhe pastaj fillon ta urrejë,
- Ligji i Përtërirë 22:14rreth 1451 p.e.s.
dhe e padit për gjëra të turpshme dhe i nxjerr një nam të keq, duke thënë: "Mora këtë grua, por kur iu afrova nuk gjeta tek ajo shenjat e virgjërisë",
- Ligji i Përtërirë 22:15rreth 1451 p.e.s.
babai dhe nëna e së resë do të marrin shenjat e virgjërisë së saj dhe do t'ua tregojnë pleqve të qytetit, te porta;
- Ligji i Përtërirë 22:16rreth 1451 p.e.s.
dhe babai i së resë do t'u thotë pleqve: "Unë ia dhashë time bijë për grua këtij burri, por ai filloi ta urrejë,
- Ligji i Përtërirë 22:17rreth 1451 p.e.s.
dhe tani e akuzon për gjëra të turpshme, duke thënë: Nuk gjeta tek jote bijë shenjat e virgjërisë; por këto janë shenjat e virgjërisë të bijës sime". Dhe do të shpalosin çarçafin përpara pleqve të qytetit.
- Ligji i Përtërirë 22:18rreth 1451 p.e.s.
Atëherë pleqtë e atij qyteti do të marrin bashkëshortin dhe do ta dënojnë me rrahje;
- Ligji i Përtërirë 22:19rreth 1451 p.e.s.
dhe duke qenë se i ka hapur një nam të keq një virgjëreshe të Izraelit, do t'i vënë një gjobë prej njëqind siklash argjendi, që do t'ia japin të atit të së resë; kështu ajo do të mbetet bashkëshorte e tij dhe ai nuk do të mund ta përzërë deri sa të rrojë.
- Ligji i Përtërirë 22:20rreth 1451 p.e.s.
Por në qoftë se vërtetohet fakti dhe tek e reja nuk janë gjetur shenjat e virgjërisë,
- Ligji i Përtërirë 22:21rreth 1451 p.e.s.
atëherë do ta nxjerrin të renë te pragu i shtëpisë së babait të saj dhe njerëzit e qytetit të saj do ta vrasin me gurë, dhe ajo ka për të vdekur, sepse ka kryer një vepër të turpshme në Izrael, duke u bërë kurvë në shtëpinë e atit të saj. Kështu do të shkulësh të keqen nga gjiri juaj
- Ligji i Përtërirë 22:22rreth 1451 p.e.s.
Në rast se një burrë gjendet në shtrat me një grua të martuar, do të vriten që të dy, si burri që ka rënë me gruan dhe gruaja. Kështu do të shkulësh të keqen nga gjiri i Izraelit.
- Ligji i Përtërirë 22:23rreth 1451 p.e.s.
Kur një vajzë e virgjër është e fejuar, dhe një burrë e gjen në qytet dhe bie në shtrat me të,
- Ligji i Përtërirë 22:24rreth 1451 p.e.s.
që të dy do t'i çoni në portën e atij qyteti dhe do t'i vritni me gurë, dhe ata do të vdesin: vajza sepse, ndonëse ishte në qytet, nuk bërtiti, dhe burri sepse ka çnderuar gruan e të afërmit të tij. Kështu do ta shkulësh të keqen nga gjiri yt.
- Ligji i Përtërirë 22:25rreth 1451 p.e.s.
Por në rast se burri gjen një vajzë të fejuar, në arë, e dhunon dhe shtrihet me të, atëherë do të vritet vetëm burri që është shtrirë me të;
- Ligji i Përtërirë 22:26rreth 1451 p.e.s.
por nuk do t'i bësh asgjë vajzës; kjo nuk ka asnjë mëkat që meriton vdekjen, sepse ky rast është si ai kur një njeri ngrihet kundër të afërmit të tij dhe e vret;
- Ligji i Përtërirë 22:27rreth 1451 p.e.s.
në fakt ai e gjeti në arë; vajza e fejuar ka bërtitur, por nuk kishte njeri që ta shpëtonte.
- Ligji i Përtërirë 22:28rreth 1451 p.e.s.
Në rast se një burrë gjen një vajzë të virgjër që nuk është e fejuar, e merr dhe bie në shtrat me të, dhe kapen në flagrancë,
- Ligji i Përtërirë 22:29rreth 1451 p.e.s.
burri që është shtrirë me të do t'i japë atit të vajzës pesëdhjetë sikla argjendi dhe ajo do të bëhet bashkëshortja e tij, sepse e ka çnderuar dhe nuk mund ta përzërë sa të jetë gjallë.
- Ligji i Përtërirë 22:30rreth 1451 p.e.s.
Asnjeri nuk ka për të marrë gruan e atit të tij, as ka për të ngritur skajin e mbulesës së atit të tij".
- Ligji i Përtërirë 23:1rreth 1451 p.e.s.
"Ai që është tredhur me anë të shtypjes apo të gjymtimit, nuk ka për të hyrë në asamblenë e Zotit.
- Ligji i Përtërirë 23:2rreth 1451 p.e.s.
Një kopil nuk do të hyjë në asamblenë e Zotit; asnjë nga pasardhësit e tij, qoftë edhe ata të brezit të dhjetë, s'ka për të hyrë në asamblenë e Zotit.
- Ligji i Përtërirë 23:3rreth 1451 p.e.s.
Amoniti dhe Moabiti nuk do të hyjnë në asamblenë e Zotit, asnjë nga pasardhësit e tyre, as edhe në brezin e dhjetë, nuk kanë për të hyrë kurrë në asamblenë e Zotit,
- Ligji i Përtërirë 23:4rreth 1451 p.e.s.
sepse nuk ju pritën në rrugë me bukë dhe me ujë kur dolët nga Egjipti dhe sepse rekrutuan kundër jush Balaamin, birin e Beorit nga Pethori i Mesopotamisë, për t'ju mallkuar.