- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1446–1406 BC
The Wilderness Years
Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.
Vargje nga kjo periudhë
- Numrat 15:2rreth 1490 p.e.s.
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj: Kur do të hyni në vendin ku duhet të banoni dhe që unë ju jap,
- Numrat 15:3rreth 1490 p.e.s.
do t'i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr, një olokaust apo një flijim për kryerjen e një kushti apo si ofertë vullnetare ose në festat tuaja të caktuara, për t'i bërë një erë të këndshme Zotit me një kafshë, të marrë nga kopeja e kafshëve të trasha a të imta,
- Numrat 15:4rreth 1490 p.e.s.
ai që do të paraqesë ofertën e tij Zotit, do të ofrojë si blatim ushqimor një të dhjetën e efas majë mielli të përzier me një çerek hini vaji;
- Numrat 15:5rreth 1490 p.e.s.
gjithashtu do t'i çosh një libacion prej një çerek hini verë së bashku me olokaustin ose flijimin, për çdo qengj.
- Numrat 15:6rreth 1490 p.e.s.
Në qoftë se bëhet fjalë për një dash, do të çosh si blatim ushqimi dy të dhjeta efe majë mielli të përzier me një të tretë hini vaji,
- Numrat 15:7rreth 1490 p.e.s.
dhe do të bësh një libacion vere prej një të trete hini si një ofertë me erë të këndshme për Zotin.
- Numrat 15:8rreth 1490 p.e.s.
Por në rast se në vend të olokaustit ose të flijimit çon një dem të vogël, për kryerjen e një kushti apo të një flijimi falënderimi për Zotin,
- Numrat 15:9rreth 1490 p.e.s.
së bashku me demin e vogël do të ofrohet, si blatim i ushqimit, majë mielli në një sasi tre të dhjeta të efas i përzier me gjysmë hini vaji;
- Numrat 15:10rreth 1490 p.e.s.
dhe do të çosh si libacion gjysmë hini verë; është një flijim që bëhet me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin.
- Numrat 15:11rreth 1490 p.e.s.
Kështu do të veprohet për çdo dem të vogël, për çdo dash, për çdo qengj ose kec, simbas numrit që përgatitni.
- Numrat 15:12rreth 1490 p.e.s.
Do të veproni kështu për çdo kafshë që do të sillni.
- Numrat 15:13rreth 1490 p.e.s.
Të gjithë ata që kanë lindur në vend do veprojnë kështu, kur do t'i ofrojnë një flijim me zjarr, me erë të këndshme Zotit.
- Numrat 15:14rreth 1490 p.e.s.
Dhe në se një i huaj që banon me ju ose kushdo tjetër që të ndodhet me ju në brezat e ardhshëm, dëshiron të ofrojë një flijim të bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin, do të veprojë si ju.
- Numrat 15:15rreth 1490 p.e.s.
Do të ketë një statut të vetëm për gjithë asamblenë, për ju dhe për të huajin që banon midis jush; do të jetë një statut i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj; ashtu siç jeni ju, ashtu do të jetë edhe i huaji përpara Zotit.
- Numrat 15:16rreth 1490 p.e.s.
Do të jetë po ai ligj dhe po ai dekret për ju dhe për të huajin që banon me ju".
- Numrat 15:17rreth 1490 p.e.s.
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
- Numrat 15:18rreth 1490 p.e.s.
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do të arrini në vendin ku po ju çoj unë,
- Numrat 15:19rreth 1490 p.e.s.
dhe do të hani bukën e vendit, do t'i paraqisni Zotit një ofertë të lartë.
- Numrat 15:20rreth 1490 p.e.s.
Nga prodhimi i parë i brumit tuaj do të paraqisni një kulaç si ofertë e lartë; do ta paraqisni si një ofertë e lartë e lëmit.
- Numrat 15:21rreth 1490 p.e.s.
Nga prodhimi i parë i brumit tuaj do t'i jepni Zotit një ofertë të lartë për gjithë brezat tuaj.
- Numrat 15:22rreth 1490 p.e.s.
Në qoftë se keni kryer një mëkat nga padituria dhe nuk keni respektuar të gjitha këto urdhërime që Zoti i ka dhënë Moisiut,
- Numrat 15:23rreth 1490 p.e.s.
të gjitha ato që Zoti ka urdhëruar me anë të Moisiut, nga dita që Zoti ju ka dhënë urdhra dhe më vonë për të gjitha brezat tuaj,
- Numrat 15:24rreth 1490 p.e.s.
në qoftë se mëkati është kryer nga padituria, pa u marrë vesh nga asambleja, gjithë asambleja do të ofrojë një dem të vogël si olokaust me erë të këndshme për Zotin së bashku me blatimin e tij të ushqimit dhe libacionin e tij simbas asaj që është dekretuar, si dhe një kec si flijim për mëkatin.
- Numrat 15:25rreth 1490 p.e.s.
Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për të gjithë asamblenë e bijve të Izraelit dhe ky mëkat do t'u falet, sepse është një mëkat i kryer nga padituria, dhe ata kanë sjellë ofertën e tyre, një flijim i bërë me zjarr për Zotin, dhe flijimi i tyre për mëkatin, për mëkatin e tyre nga padituria përpara Zotit.
- Numrat 15:26rreth 1490 p.e.s.
Do t'i falet tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe të huajit që banon midis tyre, sepse tërë populli e kreu këtë mëkat nga padituria.