Kalo te përmbajtja

circa 1380–1050 BC

The Judges & Ruth

Israel cycles through rebellion, oppression, and rescue under charismatic leaders—culminating in Ruth's faithful love story.

703 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Gjyqtarët 9:31rreth 1233 p.e.s.

    dhe i dërgoi fshehurazi lajmëtarë Abimelekut për t'i thënë: "Ja, Gaali, bir i Ebedit, dhe vëllezërit e tij kanë ardhur në Sikem; ata po e ngrenë qytetin kundër teje.

  2. Gjyqtarët 9:32rreth 1233 p.e.s.

    Prandaj çohu natën, ti dhe njerëzit e tu, dhe zëru pritë në fushë;

  3. Gjyqtarët 9:33rreth 1233 p.e.s.

    dhe nesër në mëngjes, sa të lindë dielli do të ngrihesh dhe do t'i sulesh qytetit. Kur pastaj Gaali me gjithë njerëzit që janë me të do të dalë kundër teje, ti do t'i bësh atë që beson se është më e përshtatshme".

  4. Gjyqtarët 9:34rreth 1233 p.e.s.

    Abimeleku dhe tërë njerëzit që ishin me të u ngritën natën dhe zunë një pritë kundër Sikemit, të ndarë në katër grupe.

  5. Gjyqtarët 9:35rreth 1233 p.e.s.

    Kur Gaali, bir i Ebedit, doli dhe u ndal në hyrjen e portës së qytetit, Abimeleku doli nga prita me gjithë njerëzit që ishin me të.

  6. Gjyqtarët 9:36rreth 1233 p.e.s.

    Duke i parë ata njerëz, Gaali i tha Zebulit: "Ja, disa njerëz që zbresin nga maja e maleve". Por Zebuli iu përgjegj: "Hijet e maleve të duken ty si njerëz".

  7. Gjyqtarët 9:37rreth 1233 p.e.s.

    Gaali nisi përsëri të flasë, duke thënë: "Shiko, ka njerëz që zbresin nga majat e lartësive të vendit, dhe një grup tjetër po vjen nga rruga e lisit të shortarëve".

  8. Gjyqtarët 9:38rreth 1233 p.e.s.

    Atëherë Zebuli i tha: "Ku e ke kapadaillëkun, kur thoje: "Kush është Abimeleku, pse duhet t'i shërbejmë?". A nuk është ky popull që ti përçmoje? Dil, pra, përpara dhe lufto kundër tij!".

  9. Gjyqtarët 9:39rreth 1233 p.e.s.

    Atëherë Gaali doli në krye të banorëve të Sikemit dhe i nisi betejën kundër Abimelekut.

  10. Gjyqtarët 9:40rreth 1233 p.e.s.

    Por Abimeleku e ndoqi dhe ai iku me vrap para tij; shumë njerëz ranë për tokë të plagosur për vdekje deri në hyrje të portës.

  11. Gjyqtarët 9:41rreth 1233 p.e.s.

    Abimeleku u ndal pastaj në Arumah, dhe Zebuli dëboi Gaalin dhe vëllezërit e tij, që nuk qëndruan dot më në Sikem.

  12. Gjyqtarët 9:42rreth 1233 p.e.s.

    Të nesërmen populli i Sikemit doli nëpër fusha; Abimeleku u informua për këtë.

  13. Gjyqtarët 9:43rreth 1233 p.e.s.

    Atëherë ai mori njerëzit e tij, i ndau në tre grupe dhe zuri pritë në fusha; kur pa që populli po dilte nga qyteti, ai u hodh kundër tij dhe bëri kërdinë.

  14. Gjyqtarët 9:44rreth 1233 p.e.s.

    Pastaj Abimeleku dhe njerëzit që ishin me të u sulën përpara dhe zunë hyrjen e portës së qytetit, kurse dy grupet e tjera u sulën mbi tërë ata që ishin nëpër fusha dhe bënë kërdinë.

  15. Gjyqtarët 9:45rreth 1233 p.e.s.

    Abimeleku e pushtoi me sulm po atë ditë qytetin dhe vrau popullin që gjendej në të; pastaj e sheshoi qytetin dhe aty hodhi kripë.

  16. Gjyqtarët 9:46rreth 1233 p.e.s.

    Kur të gjithë banorët e kalasë së Sikemit dëgjuan këtë ngjarje, u tërhoqën në kullën kryesore të tempullit të perëndisë Berith.

  17. Gjyqtarët 9:47rreth 1233 p.e.s.

    Kështu i thanë Abimelekut që tërë banorët e kalasë së Sikemit ishin mbledhur bashkë.

  18. Gjyqtarët 9:48rreth 1233 p.e.s.

    Atëherë Abimeleku u ngjit në malin Tsalmon, ai vetë bashkë me njerëzit e tij; pastaj Abimeleku kapi një sëpatë, preu degën e një druri, e ngriti dhe e vuri mbi shpatullat e tij; padstaj u tha njerëzve që ishin me të: "Atë që patë që unë bëra, bëjeni shpejt edhe ju!".

  19. Gjyqtarët 9:49rreth 1233 p.e.s.

    Kështu secili prej tyre preu një degë dhe shkoi pas Abimeleku; i vendosën degët përballë kullës kryesore dhe e dogjën atë. Kështu gjetën vdekjen gjithë njerëzit e kalasë së Sikemit, pothuajse një mijë veta, gra e burra.

  20. Gjyqtarët 9:50rreth 1233 p.e.s.

    Pastaj Abimeleku shkoi në Thebets, e rrethoi dhe e pushtoi.

  21. Gjyqtarët 9:51rreth 1233 p.e.s.

    Në mes të qytetit kishte një kullë të fortifikuar, ku ishin strehuar tërë njerëzit e qytetit, gra e burra; u mbyllën brenda dhe hipën mbi çatinë e kullës.

  22. Gjyqtarët 9:52rreth 1233 p.e.s.

    Kështu Abimeleku arriti në këmbët e kalasë dhe e sulmoi; iu afrua pastaj portës së kalasë për t'i vënë flakën.

  23. Gjyqtarët 9:53rreth 1233 p.e.s.

    Por një grua hodhi poshtë pjesën e sipërme të një mokre mbi kokën e Abimelekut dhe i theu kafkën.

  24. Gjyqtarët 9:54rreth 1233 p.e.s.

    Ai thirri menjëherë të riun që i mbante armët dhe i tha: "Nxirre shpatën dhe më vrit, që të mos thonë: "E vrau një grua!"". Kështu i riu e shpoi tejembanë dhe ai vdiq.

  25. Gjyqtarët 9:55rreth 1233 p.e.s.

    Kur Izraelitët panë që Abimeleku kishte vdekur, secili u kthye në shtëpinë e tij.