- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1380–1050 BC
The Judges & Ruth
Israel cycles through rebellion, oppression, and rescue under charismatic leaders—culminating in Ruth's faithful love story.
Vargje nga kjo periudhë
- Gjyqtarët 11:6rreth 1187 p.e.s.
dhe i thanë Jefteut: "Eja me ne dhe bëhu kapidani ynë, për të luftuar kundër bijve të Amonit".
- Gjyqtarët 11:7rreth 1187 p.e.s.
Por Jefteu iu përgjegj pleqve të Galaadit duke thënë: "A nuk më keni urryer dhe dëbuar nga shtëpia e atit tim? Pse vini tani tek unë kur jini keq?".
- Gjyqtarët 11:8rreth 1187 p.e.s.
Pleqtë e Galaadit i thanë Jefteut: "Pikërisht për këtë jemi kthyer tani te ti, me qëllim që ti të vish me ne për të luftuar kundër bijve të Amonit, dhe të vihesh në krye të gjithë banorëve të Galaadit".
- Gjyqtarët 11:9rreth 1187 p.e.s.
Atëherë Jefteu iu përgjegj pleqve të Galaadit: "Në qoftë se më ktheni tek ju për të luftuar kundër bijve të Amonit, dhe Zoti i lë në pushtetin tim, unë do të bëhem komandanti juaj".
- Gjyqtarët 11:10rreth 1187 p.e.s.
Pleqtë e Galaadit i thanë Jefteut: "Zoti le të jetë dëshmitar midis nesh, në rast se nuk veprojmë ashtu si ke thënë ti".
- Gjyqtarët 11:11rreth 1187 p.e.s.
Pastaj Jefteu shkoi tek pleqtë e Galaadit dhe populli e zgjodhi komandant dhe udhëheqës të tij; dhe Jefteu përsëriti para Zotit në Mitspah tërë fjalët që pati thënë më parë.
- Gjyqtarët 11:12rreth 1187 p.e.s.
Pastaj Jefteu i dërgoi lajmëtarë mbretit të bijve të Amonit për t'i thënë: "Çfarë ka midis teje dhe meje, që ti të vish e të bësh luftë në vendin tim?".
- Gjyqtarët 11:13rreth 1187 p.e.s.
Mbreti i bijve të Amonit iu përgjegj me këto fjalë lajmëtarëve të Jefteut: "Sepse, kur Izraeli doli nga Egjipti, ai pushtoi vendin tim, nga Arnoni deri në Jabok dhe në Jordan. Tani, pra, m'i kthe këto toka në mënyrë miqësore".
- Gjyqtarët 11:14rreth 1187 p.e.s.
Jefteu i dërgoi përsëri lajmëtarë mbretit të bijve të Amonit për t'i thënë:
- Gjyqtarët 11:15rreth 1187 p.e.s.
"Kështu thotë Jefteu: Izraeli nuk shtiu në dorë as vendin e Moabit, as vendin e bijve të Amonit;
- Gjyqtarët 11:16rreth 1187 p.e.s.
por kur Izraeli doli nga Egjipti dhe kapërceu shkretëtirën deri në Detin e Kuq dhe arriti në Kadesh,
- Gjyqtarët 11:17rreth 1187 p.e.s.
i dërgoi lajmëtarë mbretit të Edomit për t'i thënë: "Të lutem më lër të kaloj nëpër vendin tënd"; por mbreti i Edomit nuk pranoi. I dërgoi lajmëtarë edhe mbretit të Moabit, por edhe ky nuk pranoi. Kështu Izraeli mbeti në Kadesh.
- Gjyqtarët 11:18rreth 1187 p.e.s.
Duke ecur pastaj nëpër shkretëtirë, shkoi rreth vendit të Edomit dhe vendit të Moabit e arriti në lindje të vendit të Moabit; dhe ngriti kampin e tij matanë Arnonit, pa hyrë të territorin e Moabit, sepse Arnoni përfaqëson kufirin e Moabit.
- Gjyqtarët 11:19rreth 1187 p.e.s.
Pastaj Izraeli i dërgoi lajmëtarë Sihonit, mbretit të Amorejve, dhe të Heshbonit, dhe i tha: "Të lutemi, na lër të kalojmë nëpër vendin tënd për të arritur në tonin".
- Gjyqtarët 11:20rreth 1187 p.e.s.
Por Sihoni nuk pati besim ta lërë të kalojë Izraelin nëpër territorin e tij; përkundrazi Sihoni i mblodhi gjithë njerëzit e tij të cilët u vendosën në Jahats dhe luftoi kundër Izraelit.
- Gjyqtarët 11:21rreth 1187 p.e.s.
Por Zoti, Perëndia i Izraelit e dha Sihonin dhe gjithë njerëzit e tij në duart e Izraelit, që i mundi; kështu Izraeli pushtoi tërë vendin e Amorejve, që banonin në atë krahinë;
- Gjyqtarët 11:22rreth 1187 p.e.s.
pushtoi tërë territorin e Amorejve, nga Arnoni në Jabok dhe nga shkretëtira deri në Jordan.
- Gjyqtarët 11:23rreth 1187 p.e.s.
Dhe tani që Zoti, Perëndia i Izraelit, ka dëbuar Amorejtë përpara popullit të Izraelit, ti dëshëron të zotërosh vendin e tyre?
- Gjyqtarët 11:24rreth 1187 p.e.s.
A nuk zotëron ti atë që Kemoshi, zoti yt, të ka dhënë në zotërim? Kështu edhe ne do të zotërojmë vendin e atyre që Zoti ka dëbuar para nesh.
- Gjyqtarët 11:25rreth 1187 p.e.s.
Mos je ti, vallë, më i mirë se Balaku, bir i Tsiporit dhe mbret i Moabit? A pati ndofta mosmarrëveshje me Izraelin, apo i bëri luftë?
- Gjyqtarët 11:26rreth 1187 p.e.s.
Kaluan treqind vjet që Izraeli banon në Heshbon dhe në fshatrat e tij përreth, në Aroer dhe në fshatrat e tij përreth dhe në të gjitha qytetet mbi brigjet e Arnonit; pse nuk ja keni marrë gjatë kësaj kohe?
- Gjyqtarët 11:27rreth 1187 p.e.s.
Prandaj unë nuk të kam bërë asnjë padrejtësi dhe ti sillesh keq me mua duke më bërë luftë. Zoti, gjyqtari, le të vendosë sot drejtësinë midis bijve të Izraelit dhe bijve të Amonit!".
- Gjyqtarët 11:28rreth 1187 p.e.s.
Por mbreti i bijve të Amonit nuk mori parasysh fjalët që Jefteu i kishte dërguar.
- Gjyqtarët 11:29rreth 1187 p.e.s.
Atëherë Fryma e Zotit erdhi mbi Jefteun dhe ai kaloi nëpër Galaadin dhe Manasin, arriti në Mitspah të Galaadit dhe që këtej lëvizi kundër bijve të Amonit.
- Gjyqtarët 11:30rreth 1187 p.e.s.
Jefteu lidhi një kusht me Zotin dhe tha: "Në rast se ti më jep në duart e mia bijtë e Amonit,