Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Jeremia 31:39rreth 606 p.e.s.

    Që andej litari për matje do të shtrihet akoma drejt deri te kodra e Garebit, duke u kthyer pastaj drejt Goahut;

  2. Jeremia 31:40rreth 606 p.e.s.

    Gjithë lugina e kufomave dhe e hirit dhe të gjitha arat deri te përroi i Kidronit, deri te qoshja e portës së Kuajve në drejtim të lindjes, do t'i shenjtërohen Zotit. Nuk do të shkatërrohet më kurrë dhe as nuk do të shembet përjetë".

  3. Jeremia 32:1rreth 589 p.e.s.

    Fjala që iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit në vitin e dhjetë të Sedekias, mbretit të Judës, që ishte viti i tetëmbëdhjetë i Nebukadnetsarit.

  4. Jeremia 32:2rreth 589 p.e.s.

    Ushtria e mbretit të Babilonisë rrethonte atëherë Jeruzalemin dhe profeti Jeremia ishte i mbyllur në oborrin e burgut që ndodhej në shtëpinë e mbretit të Judës.

  5. Jeremia 32:3rreth 589 p.e.s.

    Aty e kishte mbyllur Sedekia, mbreti i Judës, duke thënë: "Përse profetizon, duke thënë: "Kështu thotë Zoti: Ja, unë do ta jap këtë qytet në duart e mbretit të Babilonisë dhe ai do ta pushtojë.

  6. Jeremia 32:4rreth 589 p.e.s.

    Sedekia, mbreti i Judës, nuk do të shpëtojë nga duart e Kaldeasve, por me siguri do të bjerë në duart e mbretit të Babilonisë dhe do të flasë ballë për ballë me të dhe do ta shohë me vetë sytë e tij.

  7. Jeremia 32:5rreth 589 p.e.s.

    Pastaj ai do ta çojë Sedekian në Babiloni, ku ai do të qëndrojë deri sa ta vizitoj unë, thotë Zoti. Në qoftë se do të luftoni kundër Kaldeasve nuk do të nxirrni asgjë në krye"!".

  8. Jeremia 32:6rreth 589 p.e.s.

    Atëherë Jeremia tha: "Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:

  9. Jeremia 32:7rreth 589 p.e.s.

    Ja, Hanameeli, biri i Shalumit, ungjit tënd, po vjen te ti që të të thotë: "Bli arën time që ndodhet në Anathoth, sepse ti ke të drejtën ta shpengosh duke e blerë"".

  10. Jeremia 32:8rreth 589 p.e.s.

    Prandaj Hanameeli, biri i ungjit tim, erdhi tek unë në oborrin e burgut, sipas fjalës të Zotit, dhe më tha: "Të lutem, bli arën time që ndodhet në Anathoth, në territorin e Beniaminit, sepse ti ke të drejtën e trashëgimisë dhe të drejtën e shpengimit. Blije!". Atëherë e kuptova që kjo ishte fjala e Zotit.

  11. Jeremia 32:9rreth 589 p.e.s.

    Kështu, pra, bleva nga Hanameeli, nga biri i ungjit tim, arën që ndodhej në Anathoth dhe ia peshova paratë; shtatëmbëdhjetë sikla argjendi.

  12. Jeremia 32:10rreth 589 p.e.s.

    E nënshkrova aktin, e vulosa, thirra dëshmitarët dhe peshova paratë me peshore.

  13. Jeremia 32:11rreth 589 p.e.s.

    Pastaj e mora aktin e blerjes, atë të vulosur sipas ligjit dhe statuteve dhe atë të hapur,

  14. Jeremia 32:12rreth 589 p.e.s.

    dhe ia dorëzova aktin e blerjes Barukut, birit të Neriathit, bir i Mahsehiahut, në prani të Hanameelit, kushëririt tim, në prani të dëshmitarëve që kishin nënshkruar aktin e blerjes dhe në prani të të gjithë Judejve që rrinin ulur në oborrin e burgut.

  15. Jeremia 32:13rreth 589 p.e.s.

    Pastaj përpara tyre i dhashë këtë urdhër Barukut:

  16. Jeremia 32:14rreth 589 p.e.s.

    "Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Merr këto akte, aktin e blerjes, qoftë atë të vulosur ashtu edhe atë të hapur, dhe futi në një poç prej balte, që të ruhen për shumë ditë.

  17. Jeremia 32:15rreth 589 p.e.s.

    Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Në këtë vend do të blihen akoma shtëpi, ara dhe vreshta".

  18. Jeremia 32:16rreth 589 p.e.s.

    Pasi ia dorëzova aktin e blerjes Barukut, birit të Neriahut, iu luta Zotit, duke thënë:

  19. Jeremia 32:17rreth 589 p.e.s.

    "Ah, Zot, Zot! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty.

  20. Jeremia 32:18rreth 589 p.e.s.

    Ti e tregon mirësinë tënde ndaj një mijë vetave dhe e shpaguan paudhësinë e etërve në gji të bijve të tyre që vijnë pas atyre, o Perëndi i madh e i fuqishëm, emri i të cilit është Zoti i ushtrive.

  21. Jeremia 32:19rreth 589 p.e.s.

    Ti je i madh për këshilla dhe i fuqishëm për vepra dhe i ke sytë çelë mbi të gjitha rrugët e bijve të njerëzve, për t'i dhënë secilit sipas veprave të veta dhe sipas frytit të veprimeve të veta.

  22. Jeremia 32:20rreth 589 p.e.s.

    Ti ke bërë deri në ditën e sotme shenja dhe mrekulli në vendin e Egjiptit, në Izrael dhe në mes njerëzve të tjerë dhe ke fituar një emër si ai i këtyre ditëve.

  23. Jeremia 32:21rreth 589 p.e.s.

    Ti e nxore popullin tënd nga vendi i Egjiptit me shenja dhe mrekulli, me dorë të fuqishme dhe me krah të shtrirë dhe me tmerr të madh.

  24. Jeremia 32:22rreth 589 p.e.s.

    Ti u dhe atyre këtë vend që ishe betuar t'ua jepje etërve të tyre, një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.

  25. Jeremia 32:23rreth 589 p.e.s.

    Ata hynë dhe e futën në dorë, nuk i janë bindur zërit tënd dhe nuk ecën në rrugën e ligjit tënd, nuk kanë bërë të gjitha ato që u kishe urdhëruar të bënin; prandaj ti solle mbi ta tërë këtë fatkeqësi.