circa 800–400 BC
The Hebrew Prophets
God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.
Vargje nga kjo periudhë
- Jeremia 30:13rreth 606 p.e.s.
Askush nuk e mbron çështjen tënde; kështu nuk ka asnjë mjekim për plagën tënde dhe asnjë shërim për ty.
- Jeremia 30:14rreth 606 p.e.s.
Tërë dashnorët e tu të kanë harruar dhe nuk kujdesen më për ty, sepse të kam qëlluar me një goditje prej armiku, me një ndëshkim të një njeriu mizor, për madhësinë e paudhësisë sate, për morinë e mëkateve të tua.
- Jeremia 30:15rreth 606 p.e.s.
Pse bërtet për shkak të së keqes sate? Dhembja jote është e pashërueshme. Unë të bëra këto gjëra për madhësinë e paudhësisë sate, për morinë e mëkateve të tua.
- Jeremia 30:16rreth 606 p.e.s.
Por tërë ata që të gllabërojnë do t'i gllabërojnë, tërë armiqtë e tu, të gjithë, do të shkojnë në robëri; ata që të plaçkitin do të plaçkiten dhe grabitësit e tu do t'i lë të grabiten nga të tjerë.
- Jeremia 30:17rreth 606 p.e.s.
Po, unë do të të jap përsëri shëndet dhe do të të shëroj plagët e tua", thotë Zoti, "Sepse të quajnë "e dëbuara", duke thënë: "Ky është Sioni për të cilin askush nuk kujdeset"".
- Jeremia 30:18rreth 606 p.e.s.
Kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të kthej nga robëria çadrat e Jakobit dhe do të më vijë keq për banesat e tij; qyteti do të rindërtohet mbi gërmadhat e tij dhe pallati do të rivendoset në vendin e tij të saktë.
- Jeremia 30:19rreth 606 p.e.s.
Prej andej do të dalin këngë falënderimi dhe zëra njerëzish që festojnë; unë do t'i shumoj dhe jo t'i pakësoj; do t'i bëj të nderuar dhe nuk do të poshtërohen më.
- Jeremia 30:20rreth 606 p.e.s.
Bijtë e tij do të jenë si më parë dhe kuvendi i tij do të bëhet i qëndrueshëm para meje, por do të ndëshkoj gjithë shtypësit e tyre.
- Jeremia 30:21rreth 606 p.e.s.
Princi i tij do të jetë një prej tyre, dhe sunduesi i tij do të dalë nga mesi i tyre; unë do të bëj që ai të afrohet dhe ai do të vijë afër meje. Kush, pra, do të porosiste zemrën e tij që të më afrohet?", thotë Zoti.
- Jeremia 30:22rreth 606 p.e.s.
"Ju do të jeni populli im, dhe unë do të jem Perëndia juaj".
- Jeremia 30:23rreth 606 p.e.s.
Ja, po shpërthen stuhia e Zotit, një stuhi e shfrenuar do të bjerë me forcë mbi kokat e të pafeve.
- Jeremia 30:24rreth 606 p.e.s.
Zemërimi i zjarrtë i Zotit nuk do të fashitet, deri sa të mos ketë plotësuar, deri sa të mos ketë realizuar synimet e zemrës së tij. Në ditët e fundit ju do ta kuptoni.
- Jeremia 31:1rreth 606 p.e.s.
"Në atë kohë", thotë Zoti, "unë do të jem Perëndia i të gjitha familjeve të Izraelit, dhe ato do të jenë populli im".
- Jeremia 31:2rreth 606 p.e.s.
Kështu thotë Zoti: "Populli që shpëtoi nga shpata ka gjetur hir në shkretëtirë; unë do t'i jap prehje Izraelit".
- Jeremia 31:3rreth 606 p.e.s.
Shumë kohë më parë Zoti m'u shfaq duke thënë: "Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi.
- Jeremia 31:4rreth 606 p.e.s.
Unë do të të rindërtoj dhe ti do të rindërtohesh, o virgjëreshë e Izraelit. Do të zbukurohesh përsëri me dajret e tua dhe do të dalësh në mes të valleve të atyre që bëjnë festë.
- Jeremia 31:5rreth 606 p.e.s.
Do të mbjellësh përsëri vreshta mbi malet e Samarias; mbjellësit do të mbjellin dhe do të vjelin frytin e tyre.
- Jeremia 31:6rreth 606 p.e.s.
Do të vijë dita kur rojet do të bërtasin në malin Efraim: "Çohuni, të ngjitemi në Sion, tek Zoti, Perëndia ynë"".
- Jeremia 31:7rreth 606 p.e.s.
Sepse kështu thotë Zoti: "Ngrini këngë gëzimi për Jakobin dhe lëshoni britma për të parin e kombeve; shpallni, këndoni lëvdata dhe thoni: O Zot, shpëto popullin tënd, atë që mbeti nga Izraeli.
- Jeremia 31:8rreth 606 p.e.s.
Ja, unë po i kthej nga vendi i veriut dhe po i grumbulloj nga skajet e tokës. Midis tyre është i verbëri dhe çalamani, gruaja me barrë dhe bashkë me të ajo që ka për të pjellë: një turmë e madhe do të kthehet këtu.
- Jeremia 31:9rreth 606 p.e.s.
Do të vinë duke qarë, do t'i çoj duke u lutur. Do t'i bëj të ecin gjatë rrjedhave ujore, nëpër një rrugë të drejtë në të cilën nuk do të pengohen, sepse jam një atë për Izraelin, dhe Efraimi është i parëlinduri im.
- Jeremia 31:10rreth 606 p.e.s.
O kombe, dëgjoni fjalën e Zotit, shpalleni në ishujt e largët dhe thoni: Ai që e ka shpërndarë Izraelin e mbledh dhe e ruan ashtu si vepron bariu me kopenë e tij.
- Jeremia 31:11rreth 606 p.e.s.
Sepse Zoti ka shpenguar Jakobin, e ka çliruar nga dora e një njeriu më të fortë se ai.
- Jeremia 31:12rreth 606 p.e.s.
Ata do të vijnë dhe do të këndojnë me gëzim në lartësitë e Sionit, do të vërshojnë drejt të mirave të Zotit, drejt grurit, verës dhe vajit, dhe drejt atyre që kanë lindur në kope dhe në grigjë; jeta e tyre do të jetë si një kopsht i vaditur dhe nuk do të vuajnë më.
- Jeremia 31:13rreth 606 p.e.s.
Atëherë virgjëresha do të gëzohet në valle dhe të rinjtë bashkë me pleqtë, sepse do ta shndërroj zinë e tyre në gëzim, do t'i ngushëlloj dhe do t'i gëzoj mbas dhembjes së tyre.