Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Jeremia 29:20rreth 599 p.e.s.

    Dëgjoni, pra, fjalën e Zotit, o ju të gjithë, që unë dërgova në robëri nga Jeruzalemi në Babiloni!

  2. Jeremia 29:21rreth 599 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, për Ashabin, birin e Kolajahut, dhe për Sedekian, birin e Maasejahut, që ju profetizojnë gënjeshtra në emrin tim: Ja, unë do t'i lë në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe ai do t'i vrasë para syve tuaj.

  3. Jeremia 29:22rreth 599 p.e.s.

    Prej tyre do të nxirret një formulë mallkimi që do të përdoret nga të gjithë ata që janë në robëri në Babiloni, dhe do të thuhet: "Zoti të trajtoftë si Sedekian dhe Ashabin, që mbreti i Babilonisë ka pjekur në zjarr!"

  4. Jeremia 29:23rreth 599 p.e.s.

    Sepse ata kanë kryer gjëra të turpshme në Izrael, kanë shkelur kurorën me gratë e të afërmve të tyre, kanë shqiptuar në emrin tim fjalë të rreme, që nuk u kisha urdhëruar atyre. Unë vetë e di dhe jam dëshmitar i tyre, thotë Zoti.

  5. Jeremia 29:24rreth 599 p.e.s.

    Do të flasësh gjithashtu me Shemajahun, Nehelamitin, duke thënë:

  6. Jeremia 29:25rreth 599 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ti ke dërguar në emrin tënd letra tërë popullit që është në Jeruzalem, priftit Sofonia, birit të Maasejahut, dhe të gjithë priftërinjve, duke thënë:

  7. Jeremia 29:26rreth 599 p.e.s.

    "Zoti të ka caktuar prift në vend të priftit Jehojada, me qëllim që të ketë kryeintendentë në shtëpinë e Zotit për të mbikqyrur çdo njeri të marrë që bën profetin, me qëllim që ti ta futësh në burg dhe ta mbash në pranga".

  8. Jeremia 29:27rreth 599 p.e.s.

    Dhe tani pse nuk e ke qortuar Jeremian nga Anathothi që bën profetin midis jush?

  9. Jeremia 29:28rreth 599 p.e.s.

    Në fakt ai na ka dërguar fjalë në Babiloni: "Robëria do të jetë e gjatë, ndërtoni shtëpi dhe banoni në to, mbillni kopshte dhe hani frytet e tyre"".

  10. Jeremia 29:29rreth 599 p.e.s.

    Prifti Sofonia e lexoi këtë letër në prani të profetit Jeremia.

  11. Jeremia 29:30rreth 599 p.e.s.

    Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:

  12. Jeremia 29:31rreth 599 p.e.s.

    "Dërgo t'u thuash tërë atyre që janë në robëri: Kështu flet Zoti për Shemajahun, Nehelamitin: Duke qenë se Shemajahu ju ka profetizuar, megjithëse unë nuk e kam dërguar, dhe ka bërë të keni besim te gënjeshtra,

  13. Jeremia 29:32rreth 599 p.e.s.

    kështu thotë Zoti: Ja, unë do të dënoj Shemajahun, Nehelamitin, dhe pasardhësit e tij; nuk do të ketë asnjërin prej pasardhësve të tij që të banojë në mes të këtij populli, dhe nuk ka për të parë të mirën që unë do t'i bëj popullit tim, thotë Zoti, sepse ka folur për rebelim kundër Zotit".

  14. Jeremia 30:1rreth 606 p.e.s.

    Fjala që iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit, duke thënë:

  15. Jeremia 30:2rreth 606 p.e.s.

    "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Shkruaj në një libër tërë fjalët që të kam thënë.

  16. Jeremia 30:3rreth 606 p.e.s.

    Sepse ja, ditët po vijnë, thotë Zoti, gjatë të cilave do të kthej nga robëria popullin tim të Izraelit dhe të Judës, dhe do t'i kthej në vendin që u dhashë etërve të tyre, dhe ata do ta zotërojnë".

  17. Jeremia 30:4rreth 606 p.e.s.

    Këto janë fjalët që Zoti shqiptoi për Izraelin dhe Judën:

  18. Jeremia 30:5rreth 606 p.e.s.

    "Kështu thotë Zoti: Ne kemi dëgjuar një britmë tmerri, frike dhe jo paqeje.

  19. Jeremia 30:6rreth 606 p.e.s.

    Informohuni dhe shikoni në se një mashkull mund të lindë. Pse, pra, i shoh të gjithë meshkujt me duart mbi ijet e tyre ashtu si një grua që është duke lindur? Pse tërë fytyrat janë bërë të zbehta?

  20. Jeremia 30:7rreth 606 p.e.s.

    Medet, sepse ajo ditë është e madhe; nuk pati kurrë ndonjë të ngjashme me të; do të jetë një kohë ankthi për Jakobin, por ai do të shpëtojë prej tij.

  21. Jeremia 30:8rreth 606 p.e.s.

    Atë ditë do të ndodhë", thotë Zoti i ushtrive, "që unë do të thyej zgjedhën e tij nga qafa jote dhe do t'i këpus verigat e tua; të huajt nuk do të të bëjnë më skllav të tyre.

  22. Jeremia 30:9rreth 606 p.e.s.

    Por ata të Izraelit do t'i shërbejnë Zotit, Perëndisë së tyre, dhe Davidit, mbretit të tyre, që unë do të ngjall për ta.

  23. Jeremia 30:10rreth 606 p.e.s.

    Ti, pra, o shërbëtori im Jakob, mos ki frikë", thotë Zoti; "mos u tremb, o Izrael, sepse, ja, unë do të të shpëtoj nga vendi i largët dhe pasardhësit e tu nga vendi i robërisë së tyre. Jakobi do

  24. Jeremia 30:11rreth 606 p.e.s.

    Sepse unë jam me ty", thotë Zoti, "që të të shpëtoj. Unë do të shfaros tërë kombet në mes të të cilëve të kam shpërndarë, por megjithatë nuk do të të shfaros ty, por do të të ndëshkoj me drejtësi dhe nuk do të të lë krejt të pandëshkuar".

  25. Jeremia 30:12rreth 606 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti: "E keqja jote është e pashërueshme, plaga jote është e rëndë.