Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Jeremia 31:14rreth 606 p.e.s.

    Do të ngop shpirtin e priftërinjve me të madhe dhe populli im do të mbushet me të mirat e mia", thotë Zoti.

  2. Jeremia 31:15rreth 606 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti: "U dëgjua një zë në Ramah, një vajtim dhe një e qarë e hidhur: Rakela vajton bijtë e saj dhe nuk pranon të ngushëllohet për ta, sepse ata nuk janë më".

  3. Jeremia 31:16rreth 606 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti: "Mbaje zërin tënd nga e qara, sytë e tu nga të derdhurit lot, sepse vepra jote do të shpërblehet", thotë Zoti; "ata do të kthehen nga vendi i armikut.

  4. Jeremia 31:17rreth 606 p.e.s.

    Ka shpresa për pasardhësit e tu", thotë Zoti; "bijtë e tu do të kthehen brenda kufijve të tyre.

  5. Jeremia 31:18rreth 606 p.e.s.

    Kam dëgjuar vazhdimisht Efraimin të ankohet: "Ti më ke dënuar dhe unë jam dënuar si një dem i ri i panënshtruar; më bëj të kthehem dhe unë do të kthehem, sepse ti je Zoti, Perëndia im.

  6. Jeremia 31:19rreth 606 p.e.s.

    Mbasi mora rrugë të keqe, u pendova; mbasi e pranova gjendjen time, kam rrahur ijën time. Më erdhi turp dhe ndjeva hutim, sepse mbaj turpin e rinisë sime".

  7. Jeremia 31:20rreth 606 p.e.s.

    A është, pra, Efraimi një bir i dashur për mua, një bir i kënaqësive të mia? Në fakt, megjithëse kam folur kundër tij, e kujtoj akoma fort. Prandaj të përbrendshmet e mia mallëngjehen për të dhe me siguri do të kem mëshirë për të", thotë Zoti.

  8. Jeremia 31:21rreth 606 p.e.s.

    "Ngreh për vete disa trungje, bëj disa shtylla treguese, ki shumë kujdes për rrugën, për udhën që ke ndjekur. Kthehu, o virgjëreshë e Izraelit, kthehu në këto qytete të tua.

  9. Jeremia 31:22rreth 606 p.e.s.

    Deri kur do të shkosh duke u endur, o bijë rebele? Sepse Zoti krijon një gjë të re mbi tokë: gruan që kërkon ta bëjë për vete burrin".

  10. Jeremia 31:23rreth 606 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Do të thuhet ende kjo fjalë në vendin e Judës dhe në qytetet e veta, kur t'i kem kthyer ata nga robëria: "Zoti të bekoftë, o seli e drejtësisë, o mal i shenjtërisë!".

  11. Jeremia 31:24rreth 606 p.e.s.

    Aty do të banojnë Juda dhe të gjitha qytetet e tij bashkë, bujqit dhe ata që drejtojnë kopetë.

  12. Jeremia 31:25rreth 606 p.e.s.

    Sepse unë do të ngij shpirtin e lodhur dhe do të plotësoj çdo shpirt që vuan".

  13. Jeremia 31:26rreth 606 p.e.s.

    Pas kësaj unë u zgjova dhe vështrova, dhe gjumi im qe i ëmbël.

  14. Jeremia 31:27rreth 606 p.e.s.

    "Ja, do të vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat do të mbjell shtëpinë e Izraelit dhe shtëpinë e Judës me farë njerëzish dhe me farë kafshësh.

  15. Jeremia 31:28rreth 606 p.e.s.

    Dhe do të ndodhë që ashtu si jam kujdesur për ta për të çrrënjosur, për të shembur dhe për të rrëzuar, për të shkatërruar dhe për të bërë të keqen, po ashtu do të kujdesem për ta për të ndërtuar dhe për të mbjellë", thotë Zoti.

  16. Jeremia 31:29rreth 606 p.e.s.

    "Në ato ditë nuk do të thuhet më: "Etërit kanë ngrënë rrush të papjekur dhe dhëmbët e bijve mbetën të mpirë".

  17. Jeremia 31:30rreth 606 p.e.s.

    Por secili do të vdesë për paudhësinë e tij; kushdo që ha rrush të papjekur do t'i mpihen majat e dhëmbëve.

  18. Jeremia 31:31rreth 606 p.e.s.

    Ja do të vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat do të vendos një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës;

  19. Jeremia 31:32rreth 606 p.e.s.

    jo si besëlidhja që kam vendosur me etërit e tyre ditën kur i zura për dore për t'i nxjerrë nga vendi i Egjiptit, sepse ata e shkelën besëlidhjen time, ndonëse unë isha Perëndia i tyre", thotë Zoti.

  20. Jeremia 31:33rreth 606 p.e.s.

    "Por kjo është besëlidhja që do të vendos me shtëpinë e Izraelit mbas atyre ditëve", thotë Zoti: "Do ta shtie ligjin tim në mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrën e tyre, dhe unë do të jem Zoti i tyre dhe ata do të jenë populli im.

  21. Jeremia 31:34rreth 606 p.e.s.

    Ata nuk do të mësojnë secili të afërmin e tij dhe secili vëllanë e tij, duke thënë: "Njihni Zotin!", sepse të gjithë do të më njohin, nga më i vogli e deri te më i madhi", thotë Zoti. "Sepse unë do ta fal paudhësinë e tyre dhe nuk do ta kujtoj më mëkatin e tyre".

  22. Jeremia 31:35rreth 606 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti, që ka dhënë diellin për dritën e ditës dhe i ka dhënë ligje hënës dhe yjeve për dritën e natës, që e larton detin dhe i bën dallgët të uturijnë, emri i të cilit është Zoti, i ushtrive.

  23. Jeremia 31:36rreth 606 p.e.s.

    "Në qoftë se këto ligje do të binin përpara meje", thotë Zoti, "atëherë edhe pasardhësit e Izraelit do të pushonin së qeni një komb përpara meje përjetë".

  24. Jeremia 31:37rreth 606 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti: "Në qoftë se do të mund të mateshin qiejt lart; ose të hulumtoheshin themelet e tokës poshtë, atëherë edhe unë do t'i hidhja poshtë të gjithë pasardhësit e Izraelit për të gjitha ato që kanë bërë, thotë Zoti.

  25. Jeremia 31:38rreth 606 p.e.s.

    Ja, do të vijnë ditët, thotë Zoti, në të cilat ky qytet do të rindërtohet për Zotin nga kulla e Hananeelit te porta e Qoshes.