circa 800–400 BC
The Hebrew Prophets
God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.
Vargje nga kjo periudhë
- Jeremia 32:24rreth 589 p.e.s.
Ja, ledhet arrijnë deri në qytet për ta shtënë në dorë; dhe qyteti lihet në dorë të Kaldeasve që luftojnë kundër tij me shpatën, me urinë dhe murtajën. Ndodhi ajo që ti ke thënë; ja, ti e shikon.
- Jeremia 32:25rreth 589 p.e.s.
Megjithatë o Zot, o Zot, ti më ke thënë: "Bli me para fushën dhe thirr dëshmitarët, ndërsa qyteti është dhënë në dorë të Kaldeasve"".
- Jeremia 32:26rreth 589 p.e.s.
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Jeremias duke thënë:
- Jeremia 32:27rreth 589 p.e.s.
"Ja, unë jam Zoti, Perëndia i çdo mishi; a ka vallë ndonjë gjë tepër të vështirë për mua?".
- Jeremia 32:28rreth 589 p.e.s.
Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do ta jap këtë qytet në duart e Kaldeasve, në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, i cili do ta marrë.
- Jeremia 32:29rreth 589 p.e.s.
Kaldeasit që luftojnë kundër këtij qyteti do të hyjnë në të, do t'i vënë zjarrin këtij qyteti dhe do ta djegin bashkë me shtëpitë mbi çatitë e të cilave i kanë djegur temjan Baalit dhe u kanë bërë libacione perëndive të tjera për të provokuar zemërimin tim.
- Jeremia 32:30rreth 589 p.e.s.
Sepse bijtë e Izraelit dhe bijtë e Judës kanë bërë vetëm atë që është e keqe në sytë e mi qysh në fëmijërinë e tyre. Në fakt bijtë e Izraelit nuk kanë bërë gjë tjetër veçse të provokonin zemërimin tim me veprën e duarve të tyre, thotë Zoti.
- Jeremia 32:31rreth 589 p.e.s.
Sepse ky qytet, që nga dita që u ndërtua deri më sot, ka qënë për mua një provokim i zemërimit dhe i tërbimit tim; prandaj do ta zhduk nga prania ime,
- Jeremia 32:32rreth 589 p.e.s.
për shkak të gjithë së keqes që bijtë e Izraelit dhe bijtë e Judës kanë bërë për të provokuar zemërimin tim, ata, mbretërit e tyre, princat e tyre, priftërinjtë e tyre dhe profetët e tyre, njerëzit e Judës dhe banorët e Jeruzalemit.
- Jeremia 32:33rreth 589 p.e.s.
Më kanë kthyer jo fytyrën, por kurrizin; dhe megjithëse i kam mësuar me urgjencë dhe me këmbëngulje, ata nuk më kanë dëgjuar për të marrë korrigjime.
- Jeremia 32:34rreth 589 p.e.s.
Por kanë vënë gjërat e tyre të neveritshme në shtëpinë në të cilën përmendet emri im për ta ndotur.
- Jeremia 32:35rreth 589 p.e.s.
Kanë ndërtuar gjithashtu vendet e larta të Baalit, që janë në luginën e bijve të Hinomit, në mënyrë që të kalojnë përmes zjarrit bijtë dhe bijat e tyre për nder të Molekut, gjë që unë nuk u kisha urdhëruar dhe nuk më kishte shkuar kurrë ndër mend se do të kryenin një gjë të tillë të neveritshme, duke e bërë Judën të mëkatojë".
- Jeremia 32:36rreth 589 p.e.s.
Prandaj kështu thotë tani Zoti, Perëndia i Izraelit, lidhur me këtë qytet, për të cilin ju thoni: "Ai do t'i jepet në dorë mbretit të Babilonisë, me anë të shpatës, të urisë dhe të murtajës".
- Jeremia 32:37rreth 589 p.e.s.
"Ja, do t'i mbledh nga të gjitha vendet ku i kam shpërndarë gjatë zemërimit tim, tërbimit tim, indinjatës sime të madhe; do të bëj të kthehen në këtë vend dhe të banojnë të sigurt.
- Jeremia 32:38rreth 589 p.e.s.
Ata do të jenë për mua populli im dhe unë do të jem për ta Perëndia i tyre.
- Jeremia 32:39rreth 589 p.e.s.
Do t'u jap një zemër të vetme, një rrugë të vetme, me qëllim që të kenë frikë nga unë përjetë për të mirën e tyre dhe të bijve të tyre.
- Jeremia 32:40rreth 589 p.e.s.
Do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme; nuk do të largohem më prej tyre dhe do t'u bëj të mira dhe do të shtie në zemrën e tyre frikën, me qëllim që të mos më braktisin.
- Jeremia 32:41rreth 589 p.e.s.
Do të ndjej gëzim duke u bërë të mirë dhe do t'i vendos në mënyrë të qëndrueshme në këtë vend me gjithë zemrën time dhe me gjithë shpirtin tim".
- Jeremia 32:42rreth 589 p.e.s.
Sepse kështu thotë Zoti: "Ashtu si solla mbi këtë popull gjithë këtë fatkeqësi të madhe, kështu do të sjell mbi të tërë të mirat që u kam premtuar.
- Jeremia 32:43rreth 589 p.e.s.
Do të blihen akoma ara në këtë vend, për të cilin ju thoni: "Éshtë një vend i shkretë ku s'ka më njerëz a kafshë; është dhënë në duart e Kaldeasve".
- Jeremia 32:44rreth 589 p.e.s.
Do të blihen ara me para, do të nënshkruhen aktet, do të vulosen, do të thirren dëshmitarë në vendin e Beniaminit dhe në rrethinat e Jeruzalemit, në qytetin e Judës, në qytetet e krahinës malore, në qytetet e fushës, në qytetet e Negevit, sepse unë do të bëj të kthehen ata që janë në robëri", thotë Zoti.
- Jeremia 33:1rreth 588 p.e.s.
Fjala e Zotit iu drejtua për të dytën hërë Jeremias, ndërsa qëndronte akoma i mbyllur në oborrin e burgut, duke thënë:
- Jeremia 33:2rreth 588 p.e.s.
"Kështu thotë Zoti që bën këtë, Zoti që e formon për ta vendosur, emri i të cilit është Zoti:
- Jeremia 33:3rreth 588 p.e.s.
M'u drejto dhe unë do të të përgjigjem dhe do të të njoftoj gjëra të mëdha dhe të padepërtueshme që ti nuk i di.
- Jeremia 33:4rreth 588 p.e.s.
Sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, për shtëpitë e këtij qyteti dhe për shtëpitë e mbretërve të Judës që do të shemben përballë ledheve dhe shpatës.