Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Isaia 62:1rreth 698 p.e.s.

    Për hir të Sionit unë nuk do të hesht dhe për hir të Jeruzalemit nuk do të gjej prehje deri sa drejtësia e saj të mos dalë si agimi dhe shpëtimi i saj si një pishtar flakërues.

  2. Isaia 62:2rreth 698 p.e.s.

    Atëherë kombet do të shohin drejtësinë tënde dhe tërë mbretërit lavdinë tënde; do të thirresh me një emër të ri, që do ta tregojë goja e Zotit.

  3. Isaia 62:3rreth 698 p.e.s.

    Do të jesh një kurorë e shkëlqyer në dorën e Zotit, një diademë mbretërore në dorë të Perëndisë tënd.

  4. Isaia 62:4rreth 698 p.e.s.

    Nuk do të quhesh më "E braktisur", as toka jote nuk do të quhet më "E shkretë", por do të të quajnë "Kënaqësia ime është tek ajo" dhe toka jote "E Martuar", sepse Zoti gjen kënaqësi te ti, dhe toka jote do të ketë një dhëndër.

  5. Isaia 62:5rreth 698 p.e.s.

    Prandaj, ashtu si një i ri martohet me një të virgjër, bijtë e tu do të martohen me ty; dhe ashtu si i martuari gëzohet me nusen, kështu Perëndia do të gëzohet për ty.

  6. Isaia 62:6rreth 698 p.e.s.

    Mbi muret e tua, o Jeruzalem, kam vënë roje që nuk do të heshtin kurrë, as ditën as natën. Ju që i kujtoni Zotit premtimet e tij, mos rrini në heshtje,

  7. Isaia 62:7rreth 698 p.e.s.

    dhe mos e lini të pushojë, deri sa ta ketë rivendosur Jeruzalemin dhe ta bëjë atë lëvdimin e të gjithë tokës.

  8. Isaia 62:8rreth 698 p.e.s.

    Zoti është betuar për krahun e tij të djathtë dhe për krahun e tij të fuqishëm: "Nuk do t'u jap më grurin tënd si ushqim armiqve të tu dhe bijtë e të huajit nuk do të pinë më mushtin tënd për të cilin je munduar.

  9. Isaia 62:9rreth 698 p.e.s.

    Por ata që do ta kenë mbledhur grurin do të hanë dhe do të lëvdojnë Zotin, dhe ata që do të kenë vjelur, do të pinë mushtin në oborret e shenjtërores sime".

  10. Isaia 62:10rreth 698 p.e.s.

    Kaloni, kaloni nëpër porta! Përgatitni rrugën për popullin! Shtroni, shtroni udhën, hiqni gurët, ngrini një flamur para popujve!

  11. Isaia 62:11rreth 698 p.e.s.

    Ja, Zoti shpalli deri në skajin e tokës: "I thoni bijës së Sionit: Ja, shpëtimi yt po vjen; ja, ka me vete shpërblimin e saj dhe shpërblimi i saj e pararend.

  12. Isaia 62:12rreth 698 p.e.s.

    Do t'i quajnë "Populli i shenjtë", "Të çliruarit e Zotit", dhe ti do të quhesh "E kërkuara", "Qyteti i pabraktisur"".

  13. Isaia 63:1rreth 698 p.e.s.

    Kush është ai që vjen nga Edomi, nga Botsrahu, me rrobat e ngjyrosura me bojë të kuqe flakë? Ky, i veshur shkëlqyeshëm, që ecën në madhështinë e forcës së tij? "Jam unë që flas me drejtësi dhe jam i fuqishëm për të shpëtuar".

  14. Isaia 63:2rreth 698 p.e.s.

    Pse veshja jote është e kuqe dhe rrobat e tua si ata që shtrydhin rrushin në gaviç?

  15. Isaia 63:3rreth 698 p.e.s.

    "Gaviçin e shtypa vetëm dhe asnjë nga popujt nuk ishte me mua. I shtypa në zemërimin tim dhe i shkela në tërbimin tim. Gjaku i tyre spërkati rrobat e mia dhe njollosa tërë veshjet e mia.

  16. Isaia 63:4rreth 698 p.e.s.

    Sepse dita e hakmarrjes ishte në zemrën time dhe viti i çlirimit tim ka ardhur.

  17. Isaia 63:5rreth 698 p.e.s.

    Shikova, por nuk kishte asnjeri që të më ndihmonte; shtanga që askush nuk po më ndihmonte. Atëherë vetë krahu im më ka shpëtuar dhe tërbimi im më ka ndihmuar.

  18. Isaia 63:6rreth 698 p.e.s.

    I shkela me këmbë popujt në zemërimin tim, i deha në tërbimin tim dhe bëra që të derdhet gjaku i tyre mbi tokë".

  19. Isaia 63:7rreth 698 p.e.s.

    Unë do të kujtoj mirësitë e Zotit, lavdimet e Zotit për gjithçka që na ka dhënë si dhe mirësinë e madhe që i ka siguruar shtëpisë së Izraelit sipas dhembshurive të tij dhe sipas dashamirësisë së tij të madhe.

  20. Isaia 63:8rreth 698 p.e.s.

    Ai në fakt kishte thënë: "Ata me të vërtetë janë populli im, bij që nuk do të veprojnë në mënyrë të rreme". Kështu ai u bë Shpëtimtari i tyre.

  21. Isaia 63:9rreth 698 p.e.s.

    Në çdo hidhërim të tyre ai u hidhërua, dhe Engjëlli i pranisë së tij i shpëtoi; me dashurinë dhe dhembshurinë e tij i çliroi, i lartoi dhe u solli tërë ditët e së kaluarës.

  22. Isaia 63:10rreth 698 p.e.s.

    Por ata u rebeluan dhe e trishtuan Frymën e tij të shenjtë; prandaj ai u bë armiku i tyre dhe luftoi kundër tyre.

  23. Isaia 63:11rreth 698 p.e.s.

    Atëherë populli i tij kujtoi ditët e lashta të Moisiut. Ku është ai që i nxori nga deti me bariun e kopesë së tij? Ku është ai që vinte në mes tyre Frymën e tij të shenjtë,

  24. Isaia 63:12rreth 698 p.e.s.

    që i drejtonte nëpërmjet të djathtës së Moisiut me krahun e tij të lavdishëm, që i ndau ujërat para tyre për të bërë një emër të përjetshëm,

  25. Isaia 63:13rreth 698 p.e.s.

    që i çoi nëpër humnera, si një kalë në shkretëtirë, që të mos pengoheshin?