Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Isaia 63:14rreth 698 p.e.s.

    Ashtu si zbret bagëtia në luginë, Fryma e Zotit i bëri të pushojnë. Kështu ti e udhëhoqe popullin tënd për të bërë një emër të lavdishëm.

  2. Isaia 63:15rreth 698 p.e.s.

    Shiko nga qielli dhe shiko nga banesa jote e shenjtë dhe e lavdishme. Ku është zelli yt dhe fuqia jote? Drithërima e të përbrendëshmeve të tua dhe dhembshuritë e tua të thella ndaj meje mos vallë janë shtypur?

  3. Isaia 63:16rreth 698 p.e.s.

    Sepse ti je ati ynë, megjithëse Abrahami nuk na njihte dhe Izraeli nuk e di se ekzistojmë. Ti, o Zot, je ati ynë, Çliruesi ynë, emri yt vazhdon ngaherë.

  4. Isaia 63:17rreth 698 p.e.s.

    O Zot, pse na bën që të endemi larg rrugëve të tua dhe pse fortëson zemrën tonë që të mos ketë frikë nga ti? Për hir të shërbëtorëve të tu, kthehu në fiset e trashëgimisë sate.

  5. Isaia 63:18rreth 698 p.e.s.

    Brenda një kohe të shkurtër populli yt i shenjtë ka shtënë në dorë vendin; armiqtë tanë kanë shkelur shenjtëroren tënde.

  6. Isaia 63:19rreth 698 p.e.s.

    Ne u bëmë si ata mbi të cilët nuk ke qeverisur kurrë, mbi të cilët emri yt nuk ishte thirrur kurrë.

  7. Isaia 64:1rreth 698 p.e.s.

    Oh, sikur t'i shqyeje qiejtë dhe të zbrisje! Para teje do të tundeshin malet.

  8. Isaia 64:2rreth 698 p.e.s.

    Ashtu si zjarri djeg degët e thata, ashtu si zjarri e bën ujin të valojë, zbrit për t'ua bërë të njohur emrin tënd kundërshtarëve të tu dhe t'i bësh kombet të dridhen para teje.

  9. Isaia 64:3rreth 698 p.e.s.

    Kur bëre gjëra të tmerrshme që nuk i prisnim, ti zbrite dhe malet u tundën në praninë tënde.

  10. Isaia 64:4rreth 698 p.e.s.

    Nga kohët e lashta askush nuk kishte dëgjuar kurrë, asnjë vesh nuk kishte dëgjuar dhe asnjë sy nuk kishte parë ndonjë Perëndi tjetër veç teje, që vepron për atë që ka shpresë tek ai.

  11. Isaia 64:5rreth 698 p.e.s.

    Ti i del para atij që kënaqet në zbatimin e drejtësisë dhe kujtohet për ty në rrugët e tua. Ja, ti je zemëruar sepse ne kemi mëkatuar; në këtë kemi vazhduar gjatë dhe kemi nevojë të shpëtohemi.

  12. Isaia 64:6rreth 698 p.e.s.

    Jemi të gjithë si një gjë e papastër, dhe të gjitha veprat tona të drejtësisë janë si një rrobe e ndotur; po fishkemi të gjithë si një gjethe dhe paudhësitë tona na çojnë larg si era.

  13. Isaia 64:7rreth 698 p.e.s.

    Nuk ka më njeri që të thërrasë emrin tënd, që lëviz për t'u kapur pas teje, sepse ti na e ke fshehur fytyrën tënde dhe na lë të tretemi në pushtetin e paudhësive tona.

  14. Isaia 64:8rreth 698 p.e.s.

    Megjithatë, o Zot, ti je ati ynë; ne jemi argjila dhe ti je ai që na formon; ne të gjithë jemi vepra e duarve të tua.

  15. Isaia 64:9rreth 698 p.e.s.

    Mos u zemëro tepër, o Zot, dhe mos e kujto paudhësinë përjetë. Ja, shiko, të lutemi; ne të gjithë jemi populli yt.

  16. Isaia 64:10rreth 698 p.e.s.

    Qytetet e tua të shenjta janë bërë një shkretëtirë. Sioni është bërë një shkretëtirë, Jeruzalemi një shkretim.

  17. Isaia 64:11rreth 698 p.e.s.

    I shenjti dhe i madherishmi tempulli ynë, ku etërit tanë të kremtuan, është bërë pre e zjarrit dhe të gjitha gjërat tona më të dashura janë shkatërruar.

  18. Isaia 64:12rreth 698 p.e.s.

    Para këtyre gjërave do ta përmbash veten akoma, o Zot, do të heshtësh dhe do të na pikëllosh akoma shumë?

  19. Isaia 65:1rreth 698 p.e.s.

    Më kanë kërkuar ata që nuk pyesnin për mua, më gjetën ata që nuk më kërkonin. Dhe thashë: "Ja ku jam, ja ku jam" një kombi që nuk thërriste emrin tim.

  20. Isaia 65:2rreth 698 p.e.s.

    I shtriva tërë ditën duart e mia në drejtim të një populli rebel, që ecën nëpër një rrugë jo të mirë, duke ndjekur mendimet e tij;

  21. Isaia 65:3rreth 698 p.e.s.

    një popull që vazhdimisht provokon zemërimin tim me pafytyrësi, që ofron flijime në kopshte dhe djeg temjan mbi altarë prej tullash,

  22. Isaia 65:4rreth 698 p.e.s.

    që rri midis varreve dhe kalon netët në vende sekrete, që ha mish derri dhe ka në enët e tij supa gjërash të neveritshme,

  23. Isaia 65:5rreth 698 p.e.s.

    që thotë: "Rri për llogari tënde, mos u afro, sepse jam më i shenjtë se ti". Këto gjëra janë për mua një tym në hundë, një zjarr që digjet tërë ditën.

  24. Isaia 65:6rreth 698 p.e.s.

    "Ja, e tërë kjo është shkruar para meje; unë nuk do të hesht, por do të shpaguaj, po, do të shpaguaj në gji të tyre

  25. Isaia 65:7rreth 698 p.e.s.

    paudhësitë tuaja dhe paudhësitë e etërve tuaj të gjitha së bashku", thotë Zoti. "Ata kanë djegur temjan mbi male dhe më kanë fyer mbi kodra; prandaj shpërblimin e sjelljes së tyre të kaluar do ta llogaris në gji të tyre".