Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Isaia 42:25rreth 712 p.e.s.

    Prandaj ai hodhi mbi të afshin e zemërimit të tij dhe dhunën e luftës, që e mbështolli rreth e qark në flakë pa e vënë re ai; e shkriu atë, por ai nuk pati gajle.

  2. Isaia 43:1rreth 712 p.e.s.

    Por tani kështu thotë Zoti, që të ka krijuar, o Jakob, që të ka formuar, o Izrael: "Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.

  3. Isaia 43:2rreth 712 p.e.s.

    Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë.

  4. Isaia 43:3rreth 712 p.e.s.

    Sepse unë jam Zoti, Perëndia yt, i Shenjti i Izraelit, Shpëtimtari yt. Kam dhënë Egjiptin si çmim për shpengimin tënd, Etiopinë dhe Seban për ty.

  5. Isaia 43:4rreth 712 p.e.s.

    Sepse ti je i çmuar në sytë e mi dhe i nderuar, dhe unë të dua, unë jap njerëz për ty dhe popuj në këmbim të jetës sate.

  6. Isaia 43:5rreth 712 p.e.s.

    Mos ki frikë, sepse unë jam me ty; do të t'i sjell pasardhësit e tu nga lindja dhe do të grumbulloj nga perëndimi.

  7. Isaia 43:6rreth 712 p.e.s.

    Do t'i them veriut: "Ktheji", dhe jugut: "Mos i mbaj. Bëj që të vijnë bijtë e mi nga larg dhe bijat e mia nga skajet e tokës,

  8. Isaia 43:7rreth 712 p.e.s.

    tërë ata që quhen me emrin tim, që kam krijuar për lavdinë time, që kam formuar dhe bërë gjithashtu".

  9. Isaia 43:8rreth 712 p.e.s.

    Nxirr popullin e verbër që megjithatë ka sy, dhe të shurdhër që megjithatë kanë vesh.

  10. Isaia 43:9rreth 712 p.e.s.

    Le të mblidhen bashkë tërë kombet, të grumbullohen popujt! Kush prej tyre mund të njoftojë këtë gjë dhe të na bëjë të dëgjojmë gjërat e kaluara? Le të paraqesin dëshmitarët e tyre për t'u justifikuar; ose le të dëgjojnë dhe të thonë: "Éshtë e vërtetë!".

  11. Isaia 43:10rreth 712 p.e.s.

    Dëshmitarët e mi jeni ju, thotë Zoti, bashkë me shërbëtorin që kam zgjedhur, me qëllim që ju të më njihni dhe të keni besim tek unë, si dhe të merrni vesh që unë jam. Para meje asnjë Perëndi nuk u formua dhe pas meje nuk do të ketë asnjë tjetër.

  12. Isaia 43:11rreth 712 p.e.s.

    Unë, unë jam Zoti dhe përveç meje nuk ka Shpëtimtar tjetër.

  13. Isaia 43:12rreth 712 p.e.s.

    Unë kam shpallur, kam shpëtuar dhe kam njoftuar; dhe nuk kishte asnjë perëndi të huaj midis jush; prandaj ju jeni dëshmitarët e mi, thotë Zoti, dhe unë jam Perëndi.

  14. Isaia 43:13rreth 712 p.e.s.

    Para fillimit të kohës unë jam gjithnjë po ai dhe askush nuk mund të çlirojë njeri nga dora ime; kur unë veproj, kush mund të më pengojë?".

  15. Isaia 43:14rreth 712 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti, Çliruesi juaj, i Shenjti i Izraelit: "Për hirin tuaj unë po dërgoj dikë kundër Babilonisë, dhe do të bëj që të ikin të gjithë; kështu Kaldeasit do të ikin me anije duke bërtitur nga dhembja.

  16. Isaia 43:15rreth 712 p.e.s.

    Unë jam Zoti, i Shenjti juaj, krijuesi i Izraelit, mbreti juaj".

  17. Isaia 43:16rreth 712 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti që hapi një rrugë në det dhe një shteg midis ujërave të fuqishme,

  18. Isaia 43:17rreth 712 p.e.s.

    që nxorri qerre, kuaj dhe një ushtri të fuqishme; ata dergjen të gjithë së bashku dhe nuk do të ngrihen më; janë asgjësuar dhe janë shuar si një kandil.

  19. Isaia 43:18rreth 712 p.e.s.

    "Mos kujtoni më gjërat e kaluara, mos shqyrtoni më gjërat e lashta.

  20. Isaia 43:19rreth 712 p.e.s.

    Ja, unë po bëj një gjë të re; ajo do të lëshojë degë; nuk do ta njihni ju? Po, do të hap një rrugë nëpër shkretëtirë, do të bëj që lumenjtë të rrjedhin në vendet e vetmuara.

  21. Isaia 43:20rreth 712 p.e.s.

    Kafshët e fushave, çakajtë dhe strucat do të më përlëvdojnë, sepse do t'i jap ujë shkretëtirës dhe lumenj vendit të vetmuar për t'i dhënë të pijë popullit tim, të zgjedhurit tim.

  22. Isaia 43:21rreth 712 p.e.s.

    Populli që kam formuar për vetë do të shpallë lëvdimet e mia.

  23. Isaia 43:22rreth 712 p.e.s.

    Por ti nuk më ke kërkuar, o Jakob, përkundrazi je lodhur me mua, o Izrael!

  24. Isaia 43:23rreth 712 p.e.s.

    Nuk më ke sjellë qengjin e olokausteve të tua dhe nuk më ke nderuar me flijimet e tua; nuk të kam detyruar të më shërbesh me oferta ushqimesh, as nuk të kam lodhur duke kërkuar temjan.

  25. Isaia 43:24rreth 712 p.e.s.

    Nuk më ke blerë me para kanellën dhe nuk më ke ngopur me dhjamin e flijimeve të tua. Përkundrazi më ke rënduar me mëkatet e tua, më ke lodhur me paudhësitë e tua.