Kalo te përmbajtja

circa 930–586 BC

The Divided Kingdom

The kingdom splits into Israel and Judah; prophets warn of judgment as both nations slowly drift into idolatry and exile.

1,722 vargje · 3 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Mbretërve 18:11rreth 906 p.e.s.

    Dhe tani ti thua: "Shko t'i thuash zotërisë sate: Elia është këtu!".

  2. 1 Mbretërve 18:12rreth 906 p.e.s.

    Por do të ndodh që sapo të largohem prej teje, Fryma e Zotit do të të çojë në një vend të panjohur nga unë; kështu unë do të shkoj t'ia njoftoj Ashabit, dhe ky, duke mos të gjetur, do të më vrasë. Dhe shërbëtori yt i druhet Zotit që i ri!

  3. 1 Mbretërve 18:13rreth 906 p.e.s.

    A nuk i kanë njoftuar zotërisë sime atë që unë kam bërë kur Jezebeli vriste profetët e Zotit? Si fsheha njëqind nga këta profetë të Zotit, pesëdhjetë në një shpellë dhe pesëdhjetë në një tjetër, duke i furnizuar me bukë dhe me ujë?

  4. 1 Mbretërve 18:14rreth 906 p.e.s.

    Dhe tani ti thua: "Shko t'i thuash zotërisë sate: Elia është këtu!". Por ai do të më vrasë".

  5. 1 Mbretërve 18:15rreth 906 p.e.s.

    Atëherë Elia u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti i ushtrive në prani të të cilit ndodhem, sot do të paraqitem te Ashabi".

  6. 1 Mbretërve 18:16rreth 906 p.e.s.

    Abdia, pra, shkoi të kërkojë Ashabin dhe i njoftoi çështjen, dhe Ashabi i doli përpara Elias.

  7. 1 Mbretërve 18:17rreth 906 p.e.s.

    Me ta parë Elian i tha: "Ti je pikërisht ai që e bën rrëmujë Izraelin?".

  8. 1 Mbretërve 18:18rreth 906 p.e.s.

    Elia u përgjigj: "Nuk jam unë që e bëj rrëmujë Izraelin, por ti dhe shtëpia e atit tënd, sepse keni braktisur urdhërimet e Zotit dhe ti ke shkuar pas Baalëve.

  9. 1 Mbretërve 18:19rreth 906 p.e.s.

    Prandaj dërgo tani të thërrasin tërë Izraelin pranë meje në malin Karmel, bashkë me katërqind e pesëdhjetë profetët e Baalit dhe katërqind profetët e Asherahut që hanë në tryezën e Jezebelit".

  10. 1 Mbretërve 18:20rreth 906 p.e.s.

    Kështu Ashabi dërgoi e thirri tërë bijtë e Izraelit dhe i mblodhi profetët në malin Karmel.

  11. 1 Mbretërve 18:21rreth 906 p.e.s.

    Atëherë Elia iu afrua tërë popullit dhe tha: "Deri kur do të lëkundeni midis dy mendimeve? Në qoftë se Zoti është Perëndia, shkoni pas tij; por në qoftë se përkundrazi është Baali, atëherë ndiqni atë". Populli nuk tha asnjë fjalë.

  12. 1 Mbretërve 18:22rreth 906 p.e.s.

    Atëherë Elia i tha popullit: "Kam mbetur vetëm unë nga profetët e Zotit, ndërsa profetët e Baalit janë katërqind e pesëdhjetë.

  13. 1 Mbretërve 18:23rreth 906 p.e.s.

    Le të na jepen dy dema të rinj; ata të zgjedhin një dem për veten e tyre, le ta copëtojnë dhe ta vënë mbi drutë pa i ndezur ato; unë do të përgatis demin tjetër dhe do ta vendos mbi drutë pa i ndezur ato.

  14. 1 Mbretërve 18:24rreth 906 p.e.s.

    Ju do t'i bëni thirrje perëndisë suaj dhe unë do të thërres Zotin; perëndia që do të përgjigjet me anë të zjarrit është Perëndia". Tërë populli u përgjigj dhe tha: "E the bukur!".

  15. 1 Mbretërve 18:25rreth 906 p.e.s.

    Atëherë Elia u tha profetëve të Baalit: "Zgjidhni një dem të ri dhe përgatiteni të parët sepse jeni më shumë; pastaj kërkoni ndihmën e perëndisë suaj, pa e ndezur zjarrin".

  16. 1 Mbretërve 18:26rreth 906 p.e.s.

    Kështu ata morën demin që u dhanë dhe e përgatitën; pastaj përmendën emrin e Baalit nga mëngjesi deri në drekë, duke thënë: "O Baal, na u përgjigj!". Por nuk u dëgjua asnjë zë dhe asnjeri nuk u përgjigj; ndërkaq ata kërcenin rreth altarit që kishin ndërtuar.

  17. 1 Mbretërve 18:27rreth 906 p.e.s.

    Në mesditë Elia filloi të tallet me ta dhe tha: "Ulërini më fort sepse ai është zoti; ndofta është duke menduar thellë, ose është i zënë me punë ose udhëton, ose ka rënë në gjumë e duhet zgjuar".

  18. 1 Mbretërve 18:28rreth 906 p.e.s.

    Dhe kështu ata filluan të ulërijnë më fort dhe të priten me shpata dhe shtiza sipas zakoneve që kishin, deri sa të kullonin gjak.

  19. 1 Mbretërve 18:29rreth 906 p.e.s.

    Me të kaluar mesdita, ata bënë profeci deri në kohën që ofrohej blatimi; por nuk u dëgjua asnjë zë, asnjeri nuk u përgjigj dhe askush nuk ua vuri veshin.

  20. 1 Mbretërve 18:30rreth 906 p.e.s.

    Atëherë Elia i tha tërë popullit: "Afrohuni pranë meje!". Kështu tërë populli iu afrau dhe ai ndreqi altarin e Zotit që e kishin prishur.

  21. 1 Mbretërve 18:31rreth 906 p.e.s.

    Pastaj Elia mori dymbëdhjetë gurë, sipas numrit të fiseve të bijve të Jakobit, të cilit Zoti i kishte thënë: "Emri yt do të jetë Izrael".

  22. 1 Mbretërve 18:32rreth 906 p.e.s.

    Me gurët ndërtoi një altar në emër të Zotit dhe hapi një gropë rreth tij me një kapacitet prej dy masash gruri.

  23. 1 Mbretërve 18:33rreth 906 p.e.s.

    Pastaj rregulloi drutë, copëtoi demin dhe e vuri mbi drutë. Dhe tha: "Mbushni katër enë me ujë dhe i derdhni mbi olokaustin dhe mbi drutë".

  24. 1 Mbretërve 18:34rreth 906 p.e.s.

    Përsëri tha: "Bëjeni një herë të dytë". Dhe ata e bënë një herë të dytë. Ai tha akoma: "Bëjeni për të tretën herë". Dhe ata e bënë për të tretën herë.

  25. 1 Mbretërve 18:35rreth 906 p.e.s.

    Uji rridhte rreth altarit dhe ai mbushi me ujë edhe gropën.