Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Levitiku 17:13rreth 1490 p.e.s.

    Dhe në qoftë se ndonjë prej bijve të Izraelit ose të të huajve që banojnë midis jush zë në gjah një kafshë ose një zog që mund të hahet, do të derdhë gjakun e tij dhe do ta mbulojë me dhe;

  2. Levitiku 17:14rreth 1490 p.e.s.

    sepse është jeta e çdo mishi; gjaku i tij mban jetën e tij. Prandaj u kam thënë bijve të Izraelit: "Nuk do të hani gjakun e asnjë mishi, sepse jeta e çdo mishi është gjaku i tij; kushdo që do ta hajë do të shfaroset".

  3. Levitiku 17:15rreth 1490 p.e.s.

    Dhe çfarëdo personi, qoftë i lindur në vend apo i huaj, që ha një kafshë të ngordhur në mënyrë natyrale apo të shqyer, do të lajë rrobat dhe do të lahet vetë me ujë, dhe ka për të qenë i papastër deri në mbrëmje; pastaj do të jetë i pastër.

  4. Levitiku 17:16rreth 1490 p.e.s.

    Por në rast se nuk lan rrobat e tij dhe nuk lan trupin e tij, do të mbajë fajin e paudhësisë së tij".

  5. Levitiku 18:1rreth 1490 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

  6. Levitiku 18:2rreth 1490 p.e.s.

    "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

  7. Levitiku 18:3rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Egjiptit, ku keni banuar, dhe nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Kanaanit ku po ju çoj; ju nuk do të ndiqni zakonet e tyre.

  8. Levitiku 18:4rreth 1490 p.e.s.

    Do të zbatoni dekretet e mia dhe do të respektoni statutet e mia, duke iu përmbajtur atyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

  9. Levitiku 18:5rreth 1490 p.e.s.

    Do të respektoni statutet dhe dekretet e mia, me anën e të cilave, kushdo që i zbaton në praktikë, ka për të jetuar. Unë jam Zoti.

  10. Levitiku 18:6rreth 1490 p.e.s.

    Asnjë nga ju nuk do t'i afrohet ndonjë të afërmi nga gjaku për të zbuluar lakuriqësinë e tij. Unë jam Zoti.

  11. Levitiku 18:7rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e atit tënd apo lakuriqësinë e nënës sate; ajo është nëna jote; nuk do të zbulosh lakuriqësinë e saj.

  12. Levitiku 18:8rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e gruas së atit tënd; ajo është lakuriqësia e atit tënd.

  13. Levitiku 18:9rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës sate, bijë e atit tënd ose bijë e nënës sate, qoftë e lindur në shtëpi ose jashtë saj.

  14. Levitiku 18:10rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së birit tënd apo të bijës së bijës sate, sepse lakuriqësia e tyre është vetë lakuriqësia jote.

  15. Levitiku 18:11rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së gruas të atit tënd, e lindur nga ati yt; është motra jote; mos zbulo lakuriqësinë e saj.

  16. Levitiku 18:12rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së atit tënd; është një e afërme e ngushtë e atit tënd.

  17. Levitiku 18:13rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së nënës sate, sepse është një e afërme e ngushtë e nënës sate.

  18. Levitiku 18:14rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e vëllait të atit tënd; nuk do t'i afrohesh gruas së tij; ajo është halla jote.

  19. Levitiku 18:15rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e nuses së birit tënd; ajo është gruaja e djalit tënd; mos zbulo lakuriqësinë e saj.

  20. Levitiku 18:16rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e gruas së vëllait tënd; është lakuriqësia e vëllait tënd.

  21. Levitiku 18:17rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e një gruaje dhe të bijës së saj; nuk do të marrësh bijën e birit të saj, as bijën e bijës së saj për të zbuluar lakuriqësinë; janë të afërm të ngushtë të saj; është një incest.

  22. Levitiku 18:18rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të marrësh një grua bashkë me të motrën për ta bërë shemër, duke zbuluar lakuriqësinë e saj ndërsa tjetra është akoma gjallë.

  23. Levitiku 18:19rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do t'i afrohesh një gruaje për të zbuluar lakuriqësinë e saj në periudhën e papastërtisë së saj të shkaktuar nga zakonet.

  24. Levitiku 18:20rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me gruan e fqinjit tënd për t'u ndotur me të.

  25. Levitiku 18:21rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të lejosh që asnjë prej trashëgimtarëve të tu t'i ofrohet Molekut; dhe nuk do të përdhosësh emrin e Perëndisë tënd. Unë jam Zoti.