- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1050–1010 BC
Samuel & King Saul
Israel demands a king; Samuel anoints Saul, whose disobedience leads to his rejection as God chooses a man after his own heart.
Vargje nga kjo periudhë
- 1 Samuelit 14:5rreth 1087 p.e.s.
Njeri nga shkëmbinjtë ngrihej në veri, përballë Mikmashit dhe tjetri në jug, përballë Gibeahut.
- 1 Samuelit 14:6rreth 1087 p.e.s.
Jonathani i tha shqyrtarit të ri: "Eja, shkojmë drejt pozicioneve të këtyre të parrethprerëve; ndofta Zoti ka për të vepruar në favorin tonë, sepse asgjë nuk e pengon Zotin të sigurojë shpëtimin me shumë ose me pak njerëz".
- 1 Samuelit 14:7rreth 1087 p.e.s.
Shqyrtari i tij iu përgjegj: "Bëj ç'ke për zemër; shko përpara; jam gati të shkoj me ty ku ta dëshirojë zemra jote".
- 1 Samuelit 14:8rreth 1087 p.e.s.
Atëherë Jonathani tha: "Ja, ne do të shkojmë drejt atyre njerëzve dhe do t'i bëjmë që të na shohin.
- 1 Samuelit 14:9rreth 1087 p.e.s.
Po të na thonë: "Ndaluni deri sa t'ju arrijmë", ne do të qëndrojmë në vend dhe nuk do të shkojmë tek ata;
- 1 Samuelit 14:10rreth 1087 p.e.s.
por në rast se na thonë: "Ejani te ne", ne do të shkojmë, sepse Zoti i ka dhënë në duart tona; dhe kjo do të na shërbejë si shenjë".
- 1 Samuelit 14:11rreth 1087 p.e.s.
Kështu të dy u panë nga garnizoni i Filistejve; dhe Filistejtë thanë: "Ja Hebrenjtë që po dalin nga shpellat ku ishin fshehur!".
- 1 Samuelit 14:12rreth 1087 p.e.s.
Pastaj njerëzit e garnizonit iu kthyen Jonathanit dhe shqyrtarit të tij dhe thanë: "Ejani te ne se kemi diçka për t'ju thënë". Atëherë Jonathani i tha shqyrtarit të tij: "Eja pas meje, sepse Zoti i ka dhënë në duart e Izraelit".
- 1 Samuelit 14:13rreth 1087 p.e.s.
Jonathani u ngjit duke u kacavarur me duar dhe me këmbë, i ndjekur nga shqyrtari i tij. Filistejtë binin përpara Jonathanit, dhe shqyrtari pas tij i vriste.
- 1 Samuelit 14:14rreth 1087 p.e.s.
Kjo qe masakra e parë e kryer nga Jonathani dhe nga shqyrtari i tij; në të humbën jetën rreth njëzet veta, në një sipërfaqe prej rreth gjysmë jugeri tokë.
- 1 Samuelit 14:15rreth 1087 p.e.s.
Tmerri u përhap në kamp, në fshatra dhe në gjithë popullin; edhe garnizoni dhe cubat u trembën gjithashtu; bile edhe toka u drodh dhe u shndërrua kështu në një llahtarë të Perëndisë.
- 1 Samuelit 14:16rreth 1087 p.e.s.
Rojet e Saulit në Gibeah të Beniaminit vështruan dhe panë që turma po shpërndahej dhe po ikte sa andej këtej.
- 1 Samuelit 14:17rreth 1087 p.e.s.
Atëherë Sauli u tha njerëzve që ishin me të: "Bëni apelin për të parë se kush ka ikur nga ne". U bë apeli, dhe ja, mungonin Jonathani dhe shqyrtari i tij.
- 1 Samuelit 14:18rreth 1087 p.e.s.
Atëherë Sauli i tha Ahijaut: "Afroje arkën e Perëndisë!" (sepse në atë kohë arka e Perëndisë ishte me bijtë e Izraelit).
- 1 Samuelit 14:19rreth 1087 p.e.s.
Ndërsa Sauli fliste me priftin, rrëmuja në kampin e Filistejve vazhdonte të shtohej; kështu Sauli i tha priftit: "Hiqe dorën tënde!".
- 1 Samuelit 14:20rreth 1087 p.e.s.
Pastaj Sauli dhe tërë populli që ishte me të u mblodhën dhe lëvizën drejt vendit të betejës; dhe ja që shpata e secilit drejtohej kundër shokut të tij dhe rrëmuja ishte shumë e madhe.
- 1 Samuelit 14:21rreth 1087 p.e.s.
Vetë Hebrenjtë, të cilët prej pak kohe gjendeshin me Filistejtë dhe ishin ngjitur bashkë me ta në kamp nga krahina përreth, u bashkuan me Izraelitët që ishin me Saulin dhe Jonathanin.
- 1 Samuelit 14:22rreth 1087 p.e.s.
Po kështu tërë Izraelitët që ishin fshehur në zonën malore të Efraimit, kur mësuan që Filistejtë po ia mbathnin, filluan edhe ata t'i ndjekin duke marrë pjesë në betejë.
- 1 Samuelit 14:23rreth 1087 p.e.s.
Kështu atë ditë Zoti e shpëtoi Izraelin dhe beteja u shtri deri në Beth-Aven.
- 1 Samuelit 14:24rreth 1087 p.e.s.
Por atë ditë njerëzit e Izraelit ishin të rraskapitur, sepse Sauli e kishte vënë popullin të betohej: "I mallkuar qoftë ai që do të prekë ushqim para mbrëmjes, para se të hakmerrem me armiqtë e mi".
- 1 Samuelit 14:25rreth 1087 p.e.s.
Tërë populli hyri në një pyll, ku kishte mjaltë për tokë.
- 1 Samuelit 14:26rreth 1087 p.e.s.
Me të hyrë populli në pyll, ai pa mjaltin që kullonte; por askush nuk e çoi dorën në gojë, sepse populli kishte frikë nga betimi që kishte bërë.
- 1 Samuelit 14:27rreth 1087 p.e.s.
Por Jonathani nuk e kishte dëgjuar atin e tij kur ai e kishte vënë popullin të betohej; prandaj zgjati majën e bastunit që kishte në dorë, e ngjeu në hojet e mjaltit dhe e çoi në gojë; kështu shikimi i tij u bë më i qartë.
- 1 Samuelit 14:28rreth 1087 p.e.s.
Njeri nga populli mori fjalën dhe tha: "Ati yt e ka vënë enkas popullin ta bëjë këtë betim, duke thënë: "Mallkuar qoftë ai njeri që do të prekë ushqim sot", megjithëse populli ishte i rraskapitur".
- 1 Samuelit 14:29rreth 1087 p.e.s.
Atëherë Jonathani tha: "Ati im i solli dëm vendit; unë shijova pak nga ky mjaltë dhe shikimi im u bë më i qartë.