Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Moses & The Exodus

God raises up Moses to confront Pharaoh; the ten plagues culminate in Israel's dramatic deliverance from four centuries of bondage.

415 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Eksodi 9:16rreth 1491 p.e.s.

    Por, pikërisht për këtë arsye, të kam falur, për të të treguar fuqinë time dhe që emri im të shpallet në gjithë dheun.

  2. Eksodi 9:17rreth 1491 p.e.s.

    Dhe ti akoma i kundërvihesh popullit tim dhe nuk e lë të shkojë?

  3. Eksodi 9:18rreth 1491 p.e.s.

    Ja, nesër në këtë orë, unë do të bëj që të bjerë një breshër aq i fortë, që Egjipti nuk e ka parë prej ditës së krijimit të tij deri tani.

  4. Eksodi 9:19rreth 1491 p.e.s.

    Dhe tani dërgo njeri që të sigurosh bagëtinë tënde dhe tërë ato që ke nëpër fusha. Sepse tërë njerëzit dhe kafshët, që ndodhen nëpër fushat dhe nuk janë çuar në shtëpi, do të goditen nga breshëri dhe do të vdesin"".

  5. Eksodi 9:20rreth 1491 p.e.s.

    Ndër shërbëtorët e Faraonit, ata që patën frikë nga fjalët e Zotit i strehuan në shtëpitë e tyre shërbëtorët dhe bagëtinë e tyre;

  6. Eksodi 9:21rreth 1491 p.e.s.

    por ata që nuk i morrën parasysh fjalët e Zotit i lanë shërbëtorët dhe bagëtinë e tyre në fusha.

  7. Eksodi 9:22rreth 1491 p.e.s.

    Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorën drejt qiellit, që të bjerë breshër në tërë vendin e Egjiptit, mbi njerëzit, mbi kafshët dhe mbi çdo lloj bimësie të fushave në vendin e Egjiptit".

  8. Eksodi 9:23rreth 1491 p.e.s.

    Dhe Moisiu e shtriu bastunin e tij drejt qiellit; dhe Zoti dërgoi bubullima dhe breshër, dhe zjarri ra duke goditur me rrufe në tokë; dhe Zoti bëri që të bjerë breshër mbi vendin e Egjiptit.

  9. Eksodi 9:24rreth 1491 p.e.s.

    Kështu ra breshër dhe pati një zjarr të përzier me breshrin; dhe ky ishte aq i fortë, sa nuk ishte parë ndonjë herë në të gjithë vendin e Egjiptit, që ditën që ishte bërë komb.

  10. Eksodi 9:25rreth 1491 p.e.s.

    Dhe breshri goditi në të gjithë vendin e Egjiptit gjithçka që ishte në fushat, si njerëzit ashtu dhe kafshët; breshri goditi çdo lloj bimësie në fushat dhe bëri copë copë çdo pemë që ndodhej në fushë.

  11. Eksodi 9:26rreth 1491 p.e.s.

    Vetëm në vendin e Goshenit, ku ishin bijtë e Izraelit nuk ra breshër.

  12. Eksodi 9:27rreth 1491 p.e.s.

    Atëherë Faraoni dërgoi e thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha atyre: "Këtë herë unë mëkatova; Zoti është i drejtë, ndërsa unë dhe populli im jemi të këqij.

  13. Eksodi 9:28rreth 1491 p.e.s.

    Lutjuni Zotit që të mbarojnë bubullimat e Perëndisë dhe breshri; unë do t'ju lë të shkoni dhe nuk do të jeni të detyruar të rrini më këtu".

  14. Eksodi 9:29rreth 1491 p.e.s.

    Moisiu i tha: "Mbasi të dal nga qyteti, do t'i shtrij duart nga Zoti; bubullimat do të pushojnë dhe nuk do të ketë më breshër, që ti të mësosh që toka i përket Zotit.

  15. Eksodi 9:30rreth 1491 p.e.s.

    Por unë e di që ti dhe shërbëtorët e tu, nuk do të keni frikë akoma nga Zoti Perëndi".

  16. Eksodi 9:31rreth 1491 p.e.s.

    Tani liri dhe elbi u prekën, sepse elbi ishte në kalli dhe liri kishte lulëzuar;

  17. Eksodi 9:32rreth 1491 p.e.s.

    por gruri dhe gruri i fortë nuk u prekën, sepse janë të vonshëm.

  18. Eksodi 9:33rreth 1491 p.e.s.

    Kështu Moisiu, pasi la Faraonin, doli nga qyteti dhe i shtriu duart drejt Zotit; atëherë bubullimat dhe breshri pushuan dhe nuk ra më shi mbi tokë.

  19. Eksodi 9:34rreth 1491 p.e.s.

    Kur Faraoni pa që shiu, breshri dhe bubullimat pushuan, vazhdoi të mëkatojë dhe e ngurtësoi zemrën e tij, ai dhe shërbëtorët e tij.

  20. Eksodi 9:35rreth 1491 p.e.s.

    Kështu zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i la të bijtë e Izraelit të shkojnë, ashtu si i kishte thënë Zoti nëpërmjet Moisiut.

  21. Eksodi 10:1rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shko te Faraoni; sepse e kam fortësuar zemrën e tij dhe zemrën e shërbëtorëve të tij, me qëllim që unë të mund të tregoj këto shenjat e mia në mes tyre,

  22. Eksodi 10:2rreth 1491 p.e.s.

    dhe me qëllim që ti të mundësh t'u tregosh bijve të tu dhe bijve të bijve të tu gjërat e mëdha që kam bërë, duke vënë në lojë Egjiptasit, dhe shenjat e mia që kam bërë midis tyre, që të dini se unë jam Zoti".

  23. Eksodi 10:3rreth 1491 p.e.s.

    Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni dhe i thanë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Hebrenjve: "Deri kur do të refuzosh të ulësh kokën para meje? Lëre popullin tim të shkojë që të mund të më shërbejë.

  24. Eksodi 10:4rreth 1491 p.e.s.

    Sepse po refuzove ta lësh popullin tim të shkojë, që nesër do të sjell karkaleca në territorin tënd.

  25. Eksodi 10:5rreth 1491 p.e.s.

    Dhe ato do të mbulojnë faqen e dheut, kështu që asnjeri nuk do të mund ta shohë tokën; dhe ato do të përpijnë edhe atë që ka mbetur, atë që ju ka lënë breshri, dhe do të përpinë çdo pemë që rritet për ju në fusha.