Kalo te përmbajtja

Creation Era

Creation & The Fall

God creates the heavens and earth, forming humanity in his image before sin enters the world.

138 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Zanafilla 1:26rreth 4004 p.e.s.

    Pastaj Perëndia tha: "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe".

  2. Zanafilla 1:27rreth 4004 p.e.s.

    Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën.

  3. Zanafilla 1:28rreth 4004 p.e.s.

    Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: "Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë".

  4. Zanafilla 1:29rreth 4004 p.e.s.

    Dhe Perëndia tha: "Ja unë po ju jap çdo bar që lëshon farë mbi sipërfaqen e mbarë tokës dhe çdo pemë të ketë fruta që përmbajnë farë; kjo do t'ju shërbejë si ushqim.

  5. Zanafilla 1:30rreth 4004 p.e.s.

    Dhe çdo kafshe të tokës, çdo zogu të qiellit dhe çdo gjëje që lëviz mbi tokë dhe ka në vetvete një frymë jete, unë i jap çdo bar të gjelbër si ushqim". Dhe kështu u bë.

  6. Zanafilla 1:31rreth 4004 p.e.s.

    Atëherë Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë. Kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj erdhi mëngjesi: dita e gjashtë.

  7. Zanafilla 2:1rreth 4004 p.e.s.

    Kështu përfunduan qielli dhe toka si dhe tërë ushtria e tyre.

  8. Zanafilla 2:2rreth 4004 p.e.s.

    Ndërkaq ditën e shtatë Perëndia mbaroi veprën që kishte kryer dhe ditën e shtatë u çlodh nga gjithë vepra që kishte kryer.

  9. Zanafilla 2:3rreth 4004 p.e.s.

    Dhe Perëndia bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi, sepse atë ditë Perëndia u çlodh nga gjithë vepra që kishte krijuar dhe kryer.

  10. Zanafilla 2:4rreth 4004 p.e.s.

    Këto janë origjina e qiellit dhe e tokës kur u krijuan, ditën që Zoti Perëndi krijoi tokën dhe qiellin.

  11. Zanafilla 2:5rreth 4004 p.e.s.

    Nuk kishte ende mbi tokë asnjë shkurrëz në fushë dhe asnjë bar nuk kishte mbirë ende në fushë, sepse Zoti Perëndi nuk kishte hedhur asnjë shi mbi tokën dhe nuk ekzistonte njeriu për të punuar tokën.

  12. Zanafilla 2:6rreth 4004 p.e.s.

    Por nga toka ngjitej një avull që ujiste tërë sipërfaqen e tokës.

  13. Zanafilla 2:7rreth 4004 p.e.s.

    Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë.

  14. Zanafilla 2:8rreth 4004 p.e.s.

    Pastaj Zoti Perëndi mbolli një kopsht në Eden, në lindje, dhe vendosi në të njeriun që kishte formuar.

  15. Zanafilla 2:9rreth 4004 p.e.s.

    Pastaj Zoti Perëndi bëri që të mbijnë nga toka lloj-lloj pemësh të këndshme nga pamja dhe që jepnin fruta të mira për t'u ngrënë; në mes të kopshtit gjendeshin edhe pema e jetës dhe pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes.

  16. Zanafilla 2:10rreth 4004 p.e.s.

    Një lumë dilte nga Edeni për të ujitur kopshtin dhe ndahej në katër rrjedha uji.

  17. Zanafilla 2:11rreth 4004 p.e.s.

    Emri i lumit të parë është Pishon; është ai që rrethon tërë vendin e Havilahut, ku ka flori;

  18. Zanafilla 2:12rreth 4004 p.e.s.

    dhe floriri i këtij vendi është i mirë; aty gjenden gjithashtu bdeli dhe guri i oniksit.

  19. Zanafilla 2:13rreth 4004 p.e.s.

    Emri i lumit të dytë është Gihon, dhe ai rrethon tërë vendin e Kushit.

  20. Zanafilla 2:14rreth 4004 p.e.s.

    Emri i lumit të tretë është Tigri, dhe është ai që rrjedh në lindje të Asirisë. Lumi i katërt është Eufrati.

  21. Zanafilla 2:15rreth 4004 p.e.s.

    Zoti Perëndi e mori pra njeriun dhe e futi në kopshtin e Edenit, me qëllim që ta punonte dhe ta ruante.

  22. Zanafilla 2:16rreth 4004 p.e.s.

    Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: "Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit;

  23. Zanafilla 2:17rreth 4004 p.e.s.

    por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri".

  24. Zanafilla 2:18rreth 4004 p.e.s.

    Pastaj Zoti Perëndi tha: "Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t'i bëj një ndihmë që i leverdis".

  25. Zanafilla 2:19rreth 4004 p.e.s.

    Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu tërë kafshët e fushës dhe tërë zogjtë e qiellit dhe i çoi te njeriu për të parë si do t'i quante; dhe sido që njeriu t'i quante qeniet e gjalla, ai do të ishte emri i tyre.