Jesus
I njohur edhe si: Jesus Christ, Immanuel, Emmanuel, Christ
Vargje që përmendin Jesus
Dhe Simon Pjetri iu përgjigj: ''Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme.
Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë''.
Jezusi u përgjigj atyre: ''A nuk ju kam zgjedhur unë ju të dymbëdhjetët? E një prej jush është një djall''.
Por ai fliste për Judë Iskariotin, birin e Simonit, sepse ky kishte për ta tradhtuar, ndonëse ishte një nga të dymbëdhjetët.
Pas këtyre gjërave, Jezusi përshkoi Galilenë, sepse nuk donte të endej nëpër Jude, nga që Judenjtë kërkonin ta vrisnin.
Prandaj vëllezërit e tij i thanë: ''Nisu prej këndej dhe shko në Jude, që edhe dishepujt e tu t'i shohin veprat që ti bën.
Askush në fakt nuk bën asgjë në fshehtësi kur kërkon të nijhet botërisht; kur ti do të bësh gjëra të tilla, tregohu botës!''.
Në fakt as vëllezërit e tij nuk besonin në të.
Atëherë Jezusi u tha aytre: ''Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati.
Bota nuk mund t'ju urrejë juve, por më urren mua sepse unë dëshmoj për të se veprat e saj janë të mbrapshta.
Ngjituni ju në këtë festë; unë nuk po ngjitem ende në këtë festë, sepse koha ime ende nuk është plotësuar''.
Dhe si u tha atyre këto gjëra, mbeti në Galile.
Mbasi vëllezërit e tij u ngjitën në festë, atëherë edhe ai u ngjit atje, jo haptas, por si fshehurazi.
Judenjtë, pra, e kërkonin gjatë festës dhe thoshnin: ''Ku është ai?''.
Në turmë pëshpëritej shumë për të; disa thoshnin: ''Ai është i mirë!''. Të tjerë thoshnin: ''Jo, madje ai e mashtron popullin''.
Por askush nuk fliste haptas për të, nga druajtja e Judenjve.
Por, aty nga mesi i festës, Jezusi u ngjit në tempull dhe mësonte.
Dhe Judenjtë mrrekulloheshin duke thënë: ''Si i ditka ky shkronjat, pa pasur studiuar?''.
Jezusi atëherë iu përgjigj atyre dhe tha: ''Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar.
Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.
Kush flet nga vetja e tij kërkon lavdinë e vet, kurse ai që kërkon lavdinë e atij që e ka dërguar është i vërtetë, dhe në të nuk ka padrejtësi.
A nuk jua ka dhënë Moisiu ligjin? E pra, asnjë nga ju nuk e vë në praktikë ligjin. Pse kërkoni të më vritni?''.
Turma u përgjigj dhe tha: ''Ti ke një demon; kush kërkon të të vrasë?''.
Jezusi u përgjigj dhe u tha: ''Unë bëra një vepër dhe ju të gjithë jeni të mreku-lluar.
Në qoftë se një njeri merr rrethprerjen të shtunën, që të mos shkelet ligji i Moisiut, ju zemëroheni kundër meje sepse shërova tërësishtë një njeri të shtunën?