God
Vargje që përmendin God
Mbulon duart me rrufetë dhe i urdhëron ato të godasin shenjën.
Dëgjoni me vëmendje shungullimën e zërit të saj, gjëmimin që del nga goja e saj!
Ai lëshon vetëtimën e tij nën gjithë qiellin dhe deri në skajet e tokës.
Prapa tij një zë vrumbullon; ai gjëmon me zërin e tij madhështor; ai nuk i përmban kur dëgjohet zëri i tij.
Perëndia gjëmon në mënyrë të mrekullueshme me zërin e tij dhe bën gjëra të mëdha që nuk mund t'i kuptojmë.
I thotë në fakt borës: "Bjerë mbi tokë", ia thotë si shirave të lehta ashtu dhe shirave të rrebeshta.
Ai ndal dorën e çdo njeriu, me qëllim që të gjithë vdekatarët të mund të njohin veprat e tij.
Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet.
I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota.
Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të drejtimit të tij, për të kryer çfarëdo gjë që ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar.
I dërgon o për dënim, o për tokën e tij o për mirësi.
Dëgjo këtë, o Job, ndalu dhe merr parasysh mrekullitë e Perëndisë!
A e di ti si i drejton Perëndia dhe si bën të shkëlqejë shkrepëtima e reve të tij?
A e di ti si rrinë pezull retë në ajër, mrekullitë e atij që i di të gjitha?
A e di ti përse rrobat e tua janë të ngrohta, kur toka pushon për shkak të erës së jugut?
Vallë a e ke shtrirë ti bashkë me të kupën qiellore, duke e bërë të fortë si një pasqyrë prej metali të shkrirë?
Na mëso se çfarë duhet t'i themi, sepse ne nuk mund të përgatisim shkakun tonë për errësirën.
A mund t'i thuhet vallë se unë dua të flas? Në rast se një njeri duhet të fliste, do të shkatërrohej me siguri.
Koha e bukur vjen nga veriu, por rreth Perëndisë kemi një madhështi të hatashme.
Të Plotfuqishmin ne nuk mund ta arrijmë. Ai është i madhërishëm për nga fuqia, nga ndershmëria dhe nga drejtësia; ai nuk shtyp asnjeri.
Prandaj njerëzit e kanë frikë; por ai nuk e përfill atë që e quan veten të ditur".
Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha:
Mirë, pra, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh.
Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës? Thuaje, në rast se ke aq zgjuarsi.
kur yjet e mëngjesit këndonin të gjithë së bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë lëshonin britma gëzimi?