Skip to content

Vargje biblike për Weights

33 vargje · 19 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Atëherë Abrahami zbatoi fjalën e Efronit; dhe Abrahami i peshoi Efronit çmimin që i kishte thënë në prani të bijve të Hethit: katërqind monedha argjendi, monedha që tregtarët përdornin midis tyre zakonisht.

  2. Kur devetë mbaruan së piri, njeriu mori një unazë floriri për hundën që peshonte gjysmë sikli dhe dy byzylykë me një peshë prej dhjetë siklesh ari për kyçin e dorës së saj, dhe tha:

  3. dhe ndodhi që, kur arritëm në vendin ku kaluam natën, hapëm trastat dhe, ja, paratë e secilit prej nesh ndodheshin në grykë të trastës së vet; paratë tona me peshën e tyre të saktë; tani i kemi risjellë me vete.

  4. Kjo është ajo që do të japë secili nga ata që paguajnë taksë: gjysmë sikli, simbas siklit të shenjtërores, (sikli është baras me njëzet gere), një gjysmë sikli do të jetë oferta që duhet t'i bëhet Zotit.

  5. pesëqind sikla, në bazë të siklit të shenjtërores, kasie dhe një hin vaj ulliri.

  6. Për të bërë shandanin dhe të gjitha pjesët e tij përdori një talent ari të pastër.

  7. Nuk do të bëni padrejtësi në gjykime, përsa u përket masave të gjatësisë, të peshës dhe të kapacitetit.

  8. Do të keni peshore të sakta, pesha të sakta, efa të saktë, hin të saktë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj që ju nxori nga vendi i Egjiptit.

  9. Kur do t'ju heq bukën e gojës, dhjetë gra do të pjekin bukën tuaj në të njëjtën furrë dhe do të racionojnë bukën tuaj, duke e shpërndarë me peshë; ju do të hani, por nuk do të ngopeni.

  10. Nuk do të kesh në thesin tënd dy pesha, një të madhe dhe një të vogël.

  11. Nuk do të kesh në shtëpi dy masa, një të madhe dhe një të vogël.

  12. Do të kesh një peshë të saktë dhe të drejtë, do të kesh një masë të saktë dhe të drejtë, me qëllim që ditët e tua të zgjaten në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep.

  13. Hoqi pastaj kurorën nga koka e mbretit të tyre; ajo peshonte një talent ari dhe kishte gurë të çmuar; ajo u vu mbi kokën e Davidit. Ai mori me vete gjithashtu nga qyteti një plaçkë të madhe.

  14. Kur priste flokët (dhe këtë e bënte çdo vit sepse flokët i rëndonin shumë), ai i peshonte flokët e kokës së tij; ato peshonin dyqind sikla simbas masave të caktuara nga mbreti.

  15. I dha arin duke treguar peshën e sendeve prej ari, për të gjitha veglat që përdoren në çdo lloj shërbimi, dhe argjendin duke treguar peshën e të gjitha veglave prej argjendi, për të gjitha veglat që përdoren në çdo lloj shërbimi.

  16. Disa të parë të shtëpive atërore bënë dhurata për punën e ndërtimit. Qeveritari i dha thesarit një mijë darikë ari, pesëdhjetë kupa, pesëqind e tridhjetë rroba priftërinjsh.

  17. Disa të parë të shtëpive atërore i dhanë thesarit për punën e ndërtimit njëzet mijë darikë ari dhe dy mijë mina argjendi.

  18. Kur caktoi peshën e erës dhe u caktoi ujërave një masë,

  19. le të më peshojë me një peshore të saktë, dhe Perëndia do ta njohë ndershmërinë time.

  20. Peshorja e pasaktë është e neveritshme për Zotin, por peshimi i saktë i pëlqen.

  21. Kandari dhe peshoret e sakta janë të Zotit, të gjitha gurët e peshës janë vepër e tij.

  22. Peshimi i dyfishtë dhe matja e dyfishtë janë që të dyja gjëra të neveritshme për Zotin.

  23. Peshimi i dyfishtë është i neveritshëm për Zotin dhe peshorja e pasaktë nuk është një gjë e mirë.

  24. Kush i ka matur ujëat me gropën e dorës, kush ka marrë përmasat e qiellit me pëllëmbë, kush ka mbledhur pluhurin e tokës në një masë apo ka peshuar malet me një peshore dhe kodrat e tyre me një kandar?

  25. Kështu, pra, bleva nga Hanameeli, nga biri i ungjit tim, arën që ndodhej në Anathoth dhe ia peshova paratë; shtatëmbëdhjetë sikla argjendi.