Skip to content

Vargje biblike për Weights: Must be just

11 vargje · 19 aspekte

Vargje për Must be just

  1. Nuk do të bëni padrejtësi në gjykime, përsa u përket masave të gjatësisë, të peshës dhe të kapacitetit.

  2. Do të keni peshore të sakta, pesha të sakta, efa të saktë, hin të saktë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj që ju nxori nga vendi i Egjiptit.

  3. Nuk do të kesh në thesin tënd dy pesha, një të madhe dhe një të vogël.

  4. Nuk do të kesh në shtëpi dy masa, një të madhe dhe një të vogël.

  5. Do të kesh një peshë të saktë dhe të drejtë, do të kesh një masë të saktë dhe të drejtë, me qëllim që ditët e tua të zgjaten në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep.

  6. Peshorja e pasaktë është e neveritshme për Zotin, por peshimi i saktë i pëlqen.

  7. Kandari dhe peshoret e sakta janë të Zotit, të gjitha gurët e peshës janë vepër e tij.

  8. Peshimi i dyfishtë dhe matja e dyfishtë janë që të dyja gjëra të neveritshme për Zotin.

  9. Peshimi i dyfishtë është i neveritshëm për Zotin dhe peshorja e pasaktë nuk është një gjë e mirë.

  10. A ka akoma në shtëpinë e të pabesit thesare nga paudhësia, dhe efa të mangëta, që janë një gjë e neveritshme?

  11. Mund ta shpall të pastër njeriun me peshore të pasakta dhe me qeskën me pesha të rreme?