Skip to content

Vargje biblike për Weights

33 vargje · 19 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Ushqimi që do të hash do të ketë një peshë prej njëzet siklash në ditë; do ta hash në çaste të caktuara, çdo ditë.

  2. Pastaj më tha: "Bir njeriu, unë do të bëj të mungojë baza e bukës në Jeruzalem; ata do ta hanë bukën me peshë dhe në hidhërim dhe do të pijnë ujin e racionuar në tmerr,

  3. Sikli do të jetë njëzet geresh; njëzet sikle, njëzetepesë sikle dhe pesëmbëdhjetë sikle do të jetë mina juaj.

  4. A ka akoma në shtëpinë e të pabesit thesare nga paudhësia, dhe efa të mangëta, që janë një gjë e neveritshme?

  5. Mund ta shpall të pastër njeriun me peshore të pasakta dhe me qeskën me pesha të rreme?

  6. Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie;

  7. Kujtoni, pra, atë që duroi një kundërshtim të tillë nga ana e mëkatarëve kundër tij, që të mos lodheni dhe të ligështoheni në shpirtin tuaj.

  8. Dhe një breshër i madh, me peshë prej një talenti, ra nga qielli mbi njerëzit; edhe njerëzit blasfemuan Perëndinë për plagën e breshërit; sepse plaga e tij ishte me të vërtetë e madhe.