Skip to content

Vargje biblike për Tabernacle

465 vargje · 94 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Oferta e tij ishte një pjatë argjendi prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

  2. një kupë ari prej dhjetë siklash mbushur me temjan,

  3. një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

  4. një kec si flijim për mëkatin

  5. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Pagielit, birit të Okranit.

  6. Ditën e dymbëdhjetë i erdhi radha Ahirit, birit të Enanit, prijësit të bijve të Neftalit.

  7. Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

  8. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

  9. një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

  10. një kec si flijim për mëkatin

  11. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Ahirit, birit të Enanit.

  12. Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u bënë nga prijësit e Izraelit kur altari u vajos: dymbëdhjetë pjata argjendi, dymbëdhjetë legena argjendi, dymbëdhjetë kupa ari;

  13. çdo pjatë argjendi peshonte njëqind e tridhjetë sikla dhe çdo legen argjendi shtatëdhjetë sikla; shuma e argjendit që përmbanin enët arrinte dy mijë e katërqind sikla, simbas siklit të shenjtërores;

  14. të dymbëdhjetë kupat prej ari të mbushura me parfum peshonin dhjetë sikla secila, simbas siklit të shenjtërores; gjithë ari i kupave peshonte njëqind e njëzet sikla.

  15. Shuma e kafshëve për olokaustin ishte dymbëdhjetë dema të vegjël, dymbëdhjetë desh, dymbëdhjetë qengja motakë bashkë me blatimet e ushqimit dhe dymbëdhjetë keca si flijim për mëkatin.

  16. Dhe kur Moisiu hynte në çadrën e mbledhjes për të folur me Zotin, dëgjonte zërin e tij që i fliste nga pjesa e sipërme e pajtuesit që ndodhet mbi arkën e dëshmisë midis dy kerubinëve; kështu i fliste Zoti.

  17. "Kjo është ajo që u takon Levitëve; nga mosha njëzet e pesë vjeç e lart Leviti do të hyjë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbimet e rastit;

  18. Por ditën në të cilën tabernakulli u ngrit, reja mbuloi tabernakullin, perden e dëshmisë; dhe që nga mbrëmja deri në mëngjes reja mbi tabernakullin kishte marrë një pamje zjarri.

  19. Kështu ndodhte gjithnjë: reja e mbulonte tabernakullin gjatë ditës dhe natën kishte pamjen e një zjarri.

  20. Nën tingullin e të dyjave gjithë asambleja do të mblidhet pranë teje, në hyrje të çadrës së mbledhjes.

  21. Por ndodhi që në vitin e dytë, në muajin e dytë, ditën e njëzetë të muajit, reja u ngrit mbi tabernakullin e dëshmisë.

  22. Dhe bijtë e Izraelit u nisën për rrugë, duke lënë shkretëtirën e Sinait; pastaj reja u ndal në shkretëtirën e Paranit.

  23. Kështu u nisën nga mali i Zotit dhe ecën tri ditë; dhe arka e besëlidhjes së Zotit shkoi para tyre gjatë një udhëtimi prej tri ditësh, për të gjetur një vend ku ata të pushonin.

  24. Dhe reja e Zotit qëndronte mbi ta gjatë ditës, kur niseshin nga kampi.

  25. Kur nisej arka, Moisiu thoshte; "Çohu, o Zot, me qëllim që të shkatërrohen armiqtë e tu dhe të ikin me vrap para teje ata që të urrejnë!".