Skip to content

Vargje biblike për Procrastination: General references

51 vargje · 15 aspekte

Vargje për General references

Filtro sipas librit
  1. Mos ngurro të më japësh detyrimin nga korrja jote dhe nga ajo që rrjedh nga mokrrat e tua. Do të më japësh të parëlindurin e bijve të tu.

  2. Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë.

  3. Ai më tha: "Bir njeriu, këta janë ata njerëz që kurdisin të keqen dhe japin këshilla të këqija në këtë qytet.

  4. Ata thonë: "Koha nuk është e afërt. Të ndërtojmë shtëpi! Ky qytet është kusia dhe ne jemi mishi".

  5. "Bir njeriu: Çfarë është ajo e thënë për vendin e Izraelit e cila pohon se: "Ditët po zgjaten dhe çdo vegim pakësohet"?

  6. "Bir njeriu, ja, shtëpia e Izraelit thotë: "Vegimi që ai shikon ka të bëjë me shumë ditë të së ardhmes, dhe ai profetizon për kohra të largëta".

  7. Prandaj u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti; asnjë nga fjalët e mia nuk do të shtyhet më, por fjala që unë do të shqiptoj do të realizohet", thotë Zoti, Zoti.

  8. Pastaj një tjetër nga dishepujt e tij i tha: ''O Zot, më jep më parë leje të shkoj të varros atin tim''.

  9. Por, në qoftë se ky shërbëtor i mbrapshtë, thotë në zemër të vet: "Zotëria ime vonon të vijë",

  10. dhe fillon t'i rrahë shokët e vet dhe të hajë e të pijë me pijanecët;

  11. zotëria e këtij shërbëtori do të vijë në atë ditë kur ai nuk e pret dhe në atë orë kur ai nuk e di;

  12. do ta ndëshkojë rëndë dhe do t'i rezervojë fatin e hipokritëve. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh''.

  13. Tani pesë nga ato ishin të mençura dhe pesë budallaçka.

  14. Budallaçkat, kur morën llampat e tyre, nuk morën me vet vajin;

  15. kurse të mençurat, bashkë me llampat, morën edhe vajin në enët e tyre.

  16. Tani, duke qenë se dhëndri po vononte, dremitën të gjitha dhe i zuri gjumi.

  17. Aty nga mesnata u dëgjua një britmë: "Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!".

  18. Atëherë të gjitha ato virgjëreshat u zgjuan dhe përgatitën llampat e tyre.

  19. Dhe budallaçkat u thanë të mençurave: "Na jepni nga vaji juaj, sepse llampat tona po na fiken".

  20. Por të mençurat duke u përgjigjur thanë: "Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni te tregtarët dhe e blini".

  21. Tani kur ato shkuan ta blejnë, erdhi dhëndri; virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë; dhe dera u mbyll.

  22. Më pas erdhën edhe virgjëreshat e tjera, duke thënë: "Zot, zot, hapna".

  23. Por ai, duke u përgjigjur, tha: "Në të vërtetë po ju them se nuk ju njoh".

  24. Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini as ditën as orën në të cilët do të vijë Biri i njeriut''.

  25. Pastaj i tha një tjetri: ''Ndiqmë!''. Por ai përgjigjej: ''Zot, më lejo më parë të shkoj e të varros atin tim''.