Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Privileges of Saints

91 vargje · 36 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Kur njerëzit e këqij, armiqtë dhe kundërshtarët e mi më sulmuan për të ngrënë mishin tim, ata vetë u lëkundën dhe ranë.

  2. Edhe sikur një ushtri të dilte kundër meje, zemra ime nuk do të kishte frikë; edhe sikur një luftë të pëlciste kundër meje, edhe atëherë do të kisha besim.

  3. Një gjë i kërkova Zotit dhe atë kërkoj: të banoj në shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij.

  4. Sepse ditën e fatkeqësisë ai do të më fshehë në çadrën e tij, do të më fshehë në një vend sekret të banesës së tij, do të më lartojë mbi një shkëmb.

  5. Në duart e tua unë e besoj frymën time; ti më shpengove, o Zot, Perëndi e së vërtetës.

  6. Shpirti ynë pret Zotin; ai është ndihma jonë dhe mburoja jonë.

  7. Ti je mbreti im, o Perëndi, që vendos fitoret për Jakobin.

  8. Perëndia është për ne një streh dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.

  9. Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)

  10. Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.

  11. Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh".

  12. sepse ti ke qenë një strehë për mua dhe një kështjellë e fortifikuar para armikut.

  13. Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.

  14. Sepse Zoti Perëndi është diell dhe mburojë; Zoti do të japë hir dhe lavdi; ai nuk u refuzon asnjë të mirë atyre që ecin drejt.

  15. O Zot, ti ke qenë për ne një strehë brez pas brezi.

  16. Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën,

  17. as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë.

  18. Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por aty nuk do të të afrohet.

  19. Mjafton që ti të këqyrësh me sytë e ty dhe do të shikosh shpërblimin e të pabesëve.

  20. Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde,

  21. nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t'i afrohet çadrës sate.

  22. Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.

  23. Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.

  24. Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde.

  25. Ja, Perëndia është shpëtimi im; unë do të kem besim dhe nuk do të kem frikë, sepse Zoti, po, Zoti është forca ime dhe kantiku im, dhe ka qenë shpëtimi im".