Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Privileges of Saints: Secure during public calamities

13 vargje · 36 aspekte

Vargje për Secure during public calamities

  1. Në kohë zie do të të shpëtojë nga vdekja, në kohë lufte nga forca e shpatës.

  2. sepse do të kesh një besëlidhje me gurët e dheut, dhe kafshët e fushave do të jenë në paqe me ty.

  3. Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë?

  4. Kur njerëzit e këqij, armiqtë dhe kundërshtarët e mi më sulmuan për të ngrënë mishin tim, ata vetë u lëkundën dhe ranë.

  5. Edhe sikur një ushtri të dilte kundër meje, zemra ime nuk do të kishte frikë; edhe sikur një luftë të pëlciste kundër meje, edhe atëherë do të kisha besim.

  6. Një gjë i kërkova Zotit dhe atë kërkoj: të banoj në shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij.

  7. Sepse ditën e fatkeqësisë ai do të më fshehë në çadrën e tij, do të më fshehë në një vend sekret të banesës së tij, do të më lartojë mbi një shkëmb.

  8. Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën,

  9. as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë.

  10. Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por aty nuk do të të afrohet.

  11. Mjafton që ti të këqyrësh me sytë e ty dhe do të shikosh shpërblimin e të pabesëve.

  12. Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde,

  13. nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t'i afrohet çadrës sate.