Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Journey of Israel Through The Desert

759 vargje · 177 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Pastaj Moisiu doli dhe i njoftoi popullit fjalët e Zotit; mblodhi pastaj shtatëdhjetë njerëz pleq të popullit dhe i vendosi rreth e qark çadrës së mbledhjes.

  2. Atëherë Zoti zbriti në renë dhe i foli atij, mori nga Fryma që qëndronte mbi të dhe e çoi mbi të shtatëdhjetë pleqtë; por kur Fryma u vu mbi ta, ata bënë profeci, me gjithë se më vonë nuk bënë më.

  3. Por dy njerëz, njëri quhej Eldad dhe tjetri Medad, kishin mbetur në kamp; dhe Fryma u vu edhe mbi ta; këta ishin ndër të regjistruarit, por nuk kishin dalë për të shkuar në çadër; megjithatë bënë profeci në kamp.

  4. Një djalë shkoi me vrap t'ia referojë këtë gjë Moisiut dhe i tha: "Eldadi dhe Medadi po bëjnë profeci në kamp".

  5. Atëherë Jozueu, bir i Nunit dhe shërbëtor i Moisiut, një nga të rinjtë e tij, filloi të thotë: "Moisi, imzot, bëji që të heqin dorë!".

  6. Por Moisiu iu përgjegj: "Ndofta je xheloz për mua? Ah, le të ishin të gjithë profetë në popullin e Zotit dhe dhëntë Zoti që Fryma e tij të vihet mbi ta!".

  7. Pastaj Moisiu u kthye në kamp bashkë me pleqtë e Izraelit.

  8. Kështu Moisiu i nisi nga shkretëtira e Paranit, simbas urdhrit të Zotit; të gjithë këta ishin krerë të bijve të Izraelit.

  9. Këta ishin emrat e tyre: Shamua, bir i Zakurit, për fisin e Rubenit;

  10. Shafati, bir i Horit, për fisin e Simeonit;

  11. Kalebi, bir i Jefunehut, për fisin e Judës;

  12. Igali, bir i Jozefit, për fisin e Isakarit;

  13. Hoshea, bir i Nunit, për fisin e Efraimit;

  14. Palti, bir i Rafut, për fisin e Beniaminit;

  15. Gadieli, bir i Sodit, për fisin e Zabulonit;

  16. Gadi, bir i Susit, për fisin e Jozefit, domethënë për fisin e Manasit;

  17. Amieli, bir i Gemalit, për fisin e Danit;

  18. Seturi, bir i Mikaelit, për fisin e Asherit;

  19. Nahbi, bir i Vofsit, për fisin e Neftalit;

  20. Geueli, bir i Makit, për fisin e Gadit.

  21. Këto janë emrat e personave që Moisiu dërgoi për të vëzhguar vendin. Moisiu i vuri Hosheas, birit të Nunit, emrin e Jozueut.

  22. Moisiu, pra, i dërgoi për të vëzhguar vendin e Kanaanit dhe u tha atyre: "Ngjituni që këtej në Negev dhe pastaj në krahinën malore,

  23. për të parë si është vendi, në qoftë se populli që banon aty është i fortë apo i dobët, i pakët në numër apo i shumtë;

  24. si është vendi ku banon, i mirë apo i keq, si janë qytetet në të cilat jeton, a ka kampe ose vende të fortifikuara;

  25. dhe si është toka, pjellore apo e varfër, në rast se ka pemë ose jo. Bëhuni trima dhe sillni frytet nga ky vend". Ishte koha kur kishte filluar të piqej rrushi.