Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Journey of Israel Through The Desert: Order of marching during

16 vargje · 177 aspekte

Vargje për Order of marching during

  1. I pari lëvizi flamuri i kampit të bijve të Judës, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Judës e komandonte Nahshoni, bir i Aminadabit.

  2. Nethaneeli, bir i Tsuarit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Isakarit,

  3. ndërsa Eliabi, bir i Helonit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Zabulonit.

  4. Pastaj u çmontua tabernakulli dhe bijtë e Merarit dhe të Gershonit u nisën për rrugë, duke transportuar tabernakullin.

  5. Pastaj u vu në lëvizje flamuri i kampit të Rubenit, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Rubenit e komandonte Elitsuri, bir i Shedeurit.

  6. Shelumieli, bir i Tsurishadait, komandonte divizionin e fisit të bijve të Simeonit,

  7. ndërsa Eliasafi, bir i Deuelit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Gadit.

  8. Pastaj u vunë në lëvizje Kehathitët, duke transportuar sendet e shenjta; ata do ta ngrinin tabernakullin para ardhjes së tyre.

  9. Pas kësaj u nis flamuri i kampit të bijve të Efraimit, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Efraimit e komandonte Elishama, bir i Amihudit.

  10. Gamalieli, bir i Pedahtsurit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Manasit,

  11. ndërsa Abidani, bir i Gideonit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Beniaminit.

  12. Pastaj filloi të lëvizë flamuri i kampit të bijve të Danit, i ndarë simbas formacioneve të tij, që përbënte praparojën e të gjitha kampeve. Divizioni i Danit komandohej nga Ahiezieri, bir i Amishadait.

  13. Pagieli, bir i Okranit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Asherit,

  14. ndërsa Ahira, bir i Enanit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Neftalit.

  15. Kjo ishte radha e marshimit të bijve të Izraelit, simbas divizioneve të tyre. Kështu u vunë në lëvizje.

  16. Por Moisiu i tha Hobabit, birit të Reuelit, Madianitit, vjehrri i Moisiut: "Ne po vihemi në marshim drejt vendit për të cilin Zoti ka thënë "Unë do t'jua jap". Eja me ne dhe do të të bëjmë të mira,