Skip to content

Vargje biblike për Jacob

285 vargje · 49 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij i gjejmë mbi të gjithë tokën.

  2. Mos harroni kurrë besëlidhjen e tij, fjalën e tij të urdhëruar për një mijë breza,

  3. besëlidhjen e lidhur me Abrahamin, betimin që i ka bërë Isakut,

  4. që ia konfirmoi Jakobit si një statut dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme,

  5. duke thënë: "Unë do t'ju jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj".

  6. që i konfirmoi Jakobit si statut të tij dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme,

  7. duke thënë: "Unë do të të jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj",

  8. Arriti, pra, në një qytet të Samarisë që quhej Sihar, afër tokës që Jakobi i kishte dhënë Jozefit, birit të vet.

  9. Por aty ishte pusi i Jakobit. Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë pusit; ishte rreth orës së gjashtë.

  10. Një grua nga Samaria erdhi të nxjerrë ujë. Dhe Jezusi i tha: ''Më jep të pi'',

  11. sepse dishepujt e vet kishin shkuar në qytet për të blerë ushqime.

  12. Por gruaja samaritane i tha: ''Po qysh, ti që je Jude kërkon të pish prej meje, që jam një grua samaritane?'' (Sepse Judenjtë nuk shoqërohen me Samaritanët).

  13. Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Po ta njihje ti dhuratën e Perëndisë dhe kush është ai që të thotë: "Më jep të pi!", ti vetë do të kërkoje nga ai dhe ai do të të jepte ujë të gjallë''.

  14. Gruaja i tha: ''Zot, ti nuk ke as kovë për të nxjerrë dhe pusi është i thellë; nga e ke, pra, atë ujë të gjallë?

  15. Vallë je më i madh se Jakobi, ati ynë, qe na dha këtë pus dhe piu prej tij ai vetë, bijtë e tij dhe bagëtitë e tij?''.

  16. Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Kushdo që pi nga ky ujë, do të ketë përsëri etje,

  17. por kush pi nga uji që do t'i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t'i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme''.

  18. Gruaja i tha: ''Zot, më jep këtë ujë, që unë të mos kem më etje dhe të mos vij këtu të nxjerr ujë!''.

  19. Jezusi i tha: ''Shko thirre burrin tënd dhe eja këtu''.

  20. Gruaja u përgjigj dhe i tha: ''Unë nuk kam burrë''. Jezusi i tha: ''Mirë the: "Nuk kam burrë",

  21. sepse ti kishe pesë burra dhe ky që ke tani nuk është burri yt; për këtë ke thënë të vërtetën!''.

  22. Gruaja i tha: ''Zot, po shoh se ti je një profet.

  23. Etërit tanë adhuronin mbi këtë mal, dhe ju thoni se në Jeruzalem është vendi ku duhet të adhurojmë''.

  24. Jezusi i tha: ''O grua, më beso: vjen ora që as mbi këtë mal as në Jeruzalem nuk do të adhuroni Atin.

  25. Ju adhuroni atë që s'e njihni; ne adhurojmë atë që njohim; sepse shpëtimi vjen nga Judenjtë.