Skip to content

Vargje biblike për Industry: General references

39 vargje · 23 aspekte

Vargje për General references

Filtro sipas librit
  1. Kush punon me dorë përtace varfërohet, por dora e njerëzve të zellshëm të bën të pasurohesh.

  2. Ai që mbledh gjatë verës është një bir i matur, por ai që fle në kohën e korrjeve është një bir që të mbulon me turp.

  3. Përpiqu të njohësh mirë gjendjen e deleve të tua dhe ki kujdes për kopetë e tua,

  4. sepse pasuritë nuk zgjatin përherë, dhe as një kurorë nuk vazhdon brez pas brezi.

  5. Kur merret bari i thatë dhe del bari i njomë dhe mblidhet forazhi i maleve,

  6. qengjat do të furnizojnë rrobat e tua, cjeptë çmimin e një are

  7. dhe dhitë mjaft qumësht për ushqimin tënd, për ushqimin e shtëpisë sate dhe për të mbajtur shërbëtoret e tua.

  8. mizat e dheut, që janë një popull pa forcë, por që e mbledhin ushqimin e tyre në verë;

  9. lepujt, që janë një popull i dobët, por që e vendosin banesën e tyre në shkëmbinjtë;

  10. karkalecat, që nuk kanë mbret, por që shkojnë mbarë në grupe;

  11. hardhuca që mund ta zësh me duart, por që gjendet në pallatet e mbretërve.

  12. Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.

  13. Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.

  14. Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

  15. Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

  16. Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.

  17. E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.

  18. Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.

  19. I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.

  20. Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.

  21. Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.

  22. Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.

  23. Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.

  24. Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.

  25. Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.