Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Industry: Characteristic of godly women

19 vargje · 23 aspekte

Vargje për Characteristic of godly women

  1. Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.

  2. Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.

  3. Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

  4. Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

  5. Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.

  6. E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.

  7. Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.

  8. I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.

  9. Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.

  10. Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.

  11. Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.

  12. Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.

  13. Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.

  14. Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.

  15. Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.

  16. Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë:

  17. "Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato".

  18. Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.

  19. I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.