Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Holiness

150 vargje · 51 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.

  2. Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij.

  3. Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim.

  4. Le të mos jemi mburravecë, duke provokuar dhe duke pasur smirë njëri-tjetrin.

  5. i cili është kapari i trashëgimisë tonë, për shpengimin e plotë të zotërimit të blerë, për lëvdim të lavdisë së tij.

  6. Prandaj edhe unë, qëkur dëgjova për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë që keni ndaj gjithë shenjtorëve,

  7. në të cilin edhe ju jeni bashkëndërtuar për të qenë një banesë e Perëndisë në Frymë.

  8. Për këtë arsye unë, Pali, jam i burgosuri i Jezu Krishtit për ju johebrenjtë,

  9. në qoftë se e keni dëgjuar atë dhe keni qënë të mësuar në të sipas së vërtetës që është në Jezusin,

  10. që të zhvisheni, për sa i takon sjelljes së mëparshme, nga njeriu i vjetër që korruptohet me anë të lakmive të gënjeshtrës,

  11. dhe të përtëriteni në frymën e mendjes suaj

  12. dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës.

  13. Prandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili t'i thotë të vërtetën të afërmit të vet, sepse jemi gjymtyrë, njeri me tjetrin.

  14. sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë,

  15. duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë.

  16. Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t'i qortoni,

  17. sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen.

  18. që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës,

  19. që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të ti-llë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme.

  20. Kështu burrat duhet t'i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten.

  21. të mbushur me fryte drejtësie që arrihen me anë të Jezu Krishtit, për lavdi e për lëvdim të Perëndisë.

  22. Tani, vëllezër dua ta dini, se gjërat që më kanë ndodhur ndihmuan më shumë për përhapjen e ungjillit,

  23. për këto gjëra zemërimi i Perëndisë vjen përmbi bijtë e mosbindjes,

  24. midis të cilëve dikur ecët edhe ju, kur rronit në to.

  25. Por tani hiqni edhe ju të gjitha këto gjëra: zemërim, zemëratë, ligësi, e mos të dalë sharje e asnjë e folur e pandershme nga goja juaj.