Skip to content

Vargje biblike për Friendship

31 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Në rast se vëllai yt, bir i nënës sate, biri yt ose bija jote, gruaja që prehet mbi gjirin tënd apo shoku që ti e do si shpirtin tënd të nxit fshehtazi, duke thënë: "Shkojmë t'u shërbejmë perëndive

  2. hyjnive të popujve që ju rrethojnë, që janë pranë apo larg teje, nga një skaj i tokës deri në skajin tjetër të tokës,

  3. mos iu nënshtro atij dhe mos e dëgjo; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për të; mos e kurse, mos e fsheh.

  4. Por ti duhet ta vrasësh; dora jote të jetë e para që të ngrihet kundër tij, për ta vrarë; pastaj le të vijë dora e gjithë popullit.

  5. Për atë që është i pikëlluar, miku duhet të tregojë dhembshuri, edhe në qoftë se ai braktis frikën e të Plotfuqishmit.

  6. Por vëllezërit e mi më kanë zhgënjyer si një përrua, si ujërat e përrenjve që zhduken.

  7. Ai ka larguar nga unë vëllezërit e mi, dhe të njohurit e mi janë bërë plotësisht të huaj me mua.

  8. Farefisi im më ka braktisur dhe miqtë e mi të ngushtë më kanë harruar.

  9. Shërbëtorët dhe shërbëtoret e mi më trajtojnë si një njeri të huaj, në sytë e tyre jam një i huaj.

  10. Thërras shërbëtorin tim, por ai nuk përgjigjet; duhet t'i lutem me gojën time.

  11. Fryma ime është e neveritshme për gruan time, dhe jam i neveritshëm edhe për fëmijët e barkut tim.

  12. Edhe fëmijët më përçmojnë; në rast se provoj të ngrihem, flasin kundër meje.

  13. Tërë miqtë më të ngushtë kanë lemeri prej meje, edhe ata që doja janë ngritur kundër meje.

  14. Kockat e mia i ngjiten lëkurës sime dhe mishit tim dhe nuk më ka mbetur veç se lëkura e dhëmbëve.

  15. Mëshiromëni, mëshiromëni, të paktën ju, miqtë e mi, sepse dora e Perëndisë më ka goditur.

  16. Pse më persekutoni si bën Perëndia dhe nuk ngopeni kurrë me mishin tim?

  17. Megjithatë, kur ishin të sëmurë, unë vesha grathoren dhe e mundova shpirtin tim me agjerim, dhe lutesha me kokën e përkulur mbi gjoks.

  18. Shkoja rreth e rrotull, sikur të ishte fjala për një shok o për vëllanë tim; shkoja fort i kërrusur nga dhembja, ashtu si një njeri që mban zi për të ëmën.

  19. Sepse nuk ka qenë një armiku im që tallej me mua, përndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenë një që më urrente ai që u ngrit kundër meje, ndryshe do t'i isha fshehur atij.

  20. Por ke qenë ti, një njeri si unë, shoku im dhe miku im i ngushtë.

  21. Bënim bashkë biseda të këndshme dhe shkonim bashkë në shtëpinë e Perëndisë.

  22. Mos lidh miqësi me njeriun zemërak dhe mos u shoqëro me njeriun idhnak,

  23. që të mos mësosh rrugët e tij dhe të mos gjesh një kurth për shpirtin tënd.

  24. Mos u bëj si ata që japin dorën si garanci, që bëhen garant për borxhet e të tjerëve.

  25. Në qoftë se nuk ke asgjë me se të paguash, pse duhet të të heqë shtratin poshtë vetes?