Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Christ is God: Acknowledged by the Old Testament saints

16 vargje · 55 aspekte

Vargje për Acknowledged by the Old Testament saints

  1. Kështu Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë luftoi me të deri në agim.

  2. Kur ky burrë e pa se nuk mund ta mundte, i preku zgavrën e ijës; dhe zgavra e ijes së Jakobit u përdrodh, ndërsa ai luftonte kundër tij.

  3. Dhe ai tha: "Lërmë të shkoj, se po lind agimi". Por Jakobi iu përgjegj: "Nuk do të të lë të shkosh, në rast se nuk më bekon më parë!".

  4. Tjetri i tha: "Cili është emri yt?". Ai u përgjegj: "Jakob".

  5. Atëherë ai i tha: "Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar".

  6. Jakobi i tha: "Të lutem, tregomë emrin tënd". Por ai iu përgjegj: "Pse e do emrin tim?".

  7. Dhe kështu ai e bekoi. Atëherë Jakobi e quajti këtë vend Peniel, sepse tha: "E pashë Perëndinë ballë për ballë dhe jeta ime u fal".

  8. Kështu Gedeoni e kuptoi se kishte të bënte me Engjëllin e Zotit dhe tha: "Vaj medet, o Zot, o Zot! Sepse e pashë Engjëllin e Zotit sy në sy!".

  9. Zoti i tha: "Paqja qoftë me ty, mos ki frikë, s'ke për të vdekur!".

  10. Atëherë Gedeoni ndërtoi një altar për Zotin dhe e quajti "Jehovah Shalom". Ai gjendet edhe sot në Ofrahun e Abiezeritëve.

  11. Por unë e di që Shpëtimtari im jeton dhe që në fund do të ngrihet mbi tokë.

  12. Mbas shkatërrimit të lëkurës sime, në mishin tim do të shoh Perëndinë.

  13. Do ta shoh unë vetë; sytë e mi do ta sodisin, dhe jo një tjetër. Po më shkrihet zemra.

  14. Në gjirin e nënës mori vëllain e vet nga thembra dhe me forcën e tij luftoi me Perëndinë.

  15. Po, luftoi me Engjëllin dhe fitoi; qau dhe iu lut shumë. E gjeti në Bethel, dhe atje ai foli me ne,

  16. domethënë Zoti, Perëndia i ushtrive, emri i të cilit është Zoti.