Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Alliance and Society with the Enemies of God

229 vargje · 51 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Në ato ditë pashë gjithashtu disa Judej që ishin martuar me gra të Ashdodit, të Amonit dhe të Moabit,

  2. gjysma e bijve të tyre fliste gjuhën e Ashdodit dhe nuk dinte të fliste gjuhën judaike, por fliste vetëm gjuhën e këtij apo atij populli.

  3. Atëherë unë i qortova, i mallkova, rraha disa prej tyre, iu shkula flokët; pastaj i vura që te betohen në emër të Perëndisë se nuk do t'ia jepnin bijat e veta bijve të atyre dhe nuk do të merrnin bijat e tyre për bijtë e vet, as për vete.

  4. Dhe thashë: "A nuk mëkatoi, vallë, Salomoni, mbret i Izraelit, për këto gjëra? Megjithatë midis kaq kombeve nuk pati një mbret si ai; e donte Perëndia i tij, dhe Perëndia e kishte vendosur mbret mbi tërë Izraelin; por gratë e huaja e bënë edhe atë të mëkatojë.

  5. A duhet, pra, të dëgjojmë për ju se kryeni këtë të keqe të madhe, se mëkatoni kundër Perëndisë tonë, duke u martuar me gra të huaja?".

  6. Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit,

  7. Largohuni nga unë, ju të gjithë shkaktarë të padrejtësisë, sepse Zoti ka dëgjuar zërin e vajit tim.

  8. Në sytë e tij përçmohet njeriu pa vlerë, por ai ndërton ata që kanë frikë nga Zoti; edhe sikur të jetë betuar në dëm të tij, ai nuk tërhiqet;

  9. Nuk ulem me njerëz gënjeshtarë dhe nuk shoqërohem me njerëz hipokritë.

  10. Unë urrej tubimin e njerëzve të këqij dhe nuk bashkohem me të pabesët.

  11. Unë i urrej ata që kanë dëshirë për t'u dukur, por kam besim te Zoti.

  12. Në rast se sheh një vjedhës, bashkohesh me të me gjithë qejf, dhe bëhesh shok i atyre që shkelin kurorën.

  13. Shpirti im është si në mes të luanëve; banoj midis njerëzve që vjellin zjarr, midis njerëzve dhëmbët e të cilëve janë shtiza dhe shigjeta, dhe gjuha e tyre është një shpatë e mprehur mirë.

  14. Zemra e çoroditur do të largohet nga unë; nuk dua t'ia di për të keqen.

  15. Do të shfaros atë që shpif tinëz kundër të afërmit; nuk do të duroj njeriun hundëpërpjetë dhe zemërkrenar.

  16. Sytë e mi do të jenë mbi besnikët e vendit dhe do t'i mbaj afër vetes; ai që do të ecë me ndershmëri do të jetë shërbëtori im.

  17. Kush vepron me mashtrim, nuk ka për të banuar në shtëpinë time; kush thotë gënjeshtra nuk do të qëndrojë para syve të mi.

  18. E zemëruan Perëndinë me veprimet e tyre dhe në mes tyre plasi murtaja.

  19. u shërbyen idhujve të tyre, dhe këta u bënë një lak për ta;

  20. ua flijuan demonëve bijtë dhe bijat e tyre,

  21. dhe derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve të tyre dhe të bijave të tyre, që u flijuan për idhujtë e Kanaanit; dhe vendi u ndot nga gjaku i derdhur.

  22. Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër popullit të tij, dhe ai ndjeu një neveri për trashëgiminë e tij.

  23. I la në dorë të kombeve, dhe u sunduan nga ata që i urrenin.

  24. Armiqtë e tyre i shtypën dhe ata iu nënshtruan pushtetit të tyre.

  25. Largohuni, o njerëz të këqij, sepse unë dua të respektoj urdhërimet e Perëndisë tim.