Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Alliance and Society with the Enemies of God

229 vargje · 51 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!

  2. Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.

  3. Me siguri, ti do vrasësh të pabesin, o Perëndi; prandaj ju, njerëz gjakatarë largohuni nga unë.

  4. Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano,

  5. në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajmit pa ndonjë shkak;

  6. le t'i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë;

  7. ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t'i mbushim shtëpitë tona me plaçka;

  8. ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme";

  9. biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre,

  10. Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd,

  11. të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë,

  12. për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija,

  13. nga ata që braktisin shtigjet e ndershmërisë për të ecur në rrugët e territ,

  14. që gëzohen kur bëjnë të keqen dhe ndjejnë kënaqësi në çoroditjet e njeriut të keq,

  15. shtigjet e të cilit janë të shtrembëra dhe rrugët dredha-dredha,

  16. për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese,

  17. që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë.

  18. Sepse shtëpia e saj zbret drejt vdekjes dhe shtigjet e saj drejt të vdekurve.

  19. Asnjë prej atyre që shkojnë tek ajo nuk kthehet, asnjë nuk i arrin shtigjet e jetës.

  20. Kështu do të mund të ecësh në rrugën e të mirëve dhe do të mbetesh në shtigjet e të drejtëve.

  21. Mos hyr në shtegun e të pabesëve dhe mos ec në rrugën e njerëzve të këqij;

  22. evitoje atë, mos kalo nëpër të; largoju prej saj dhe shko tutje.

  23. Lëreni budallallëkun dhe do të jetoni, ecni në rrugën e arsyes".

  24. Kush punon tokën e tij do të ngopet me bukë, por ai që shkon pas kotësive është pa mend.

  25. Largohu nga njeriu budalla sepse nuk do të gjesh dituri mbi buzët e tij.