Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Afflictions and Adversities: Despondency in

28 vargje · 5 aspekte

Vargje për Despondency in

Filtro sipas librit
  1. Por tani që e keqja të zuri ty, nuk je në gjendje të veprosh; të ka goditur ty, dhe ti e ke humbur fare.

  2. Në rast se unë e thërres dhe ai më përgjigjet, nuk mund të besoj akoma se e ka dëgjuar zërin tim,

  3. ai, që më godet me furtunën, dhe i shumëzon plagët e mia pa shkak.

  4. Nuk më lë të marr frymë, përkundrazi më mbush me hidhërime.

  5. Edhe në qoftë se bëhet fjalë për forcën, ja, ai është i fuqishëm; por sa për gjykimin, kush do të më caktojë një ditë për t'u paraqitur?

  6. Edhe sikur të isha i drejtë, vetë të folurit tim do të më dënonte; edhe sikur të isha i ndershëm, ai do të provonte se jam i çoroditur.

  7. Jam i ndershëm, por nuk e çmoj fare veten time dhe e përçmoj jetën time.

  8. Éshtë e njëjta gjë, prandaj them: "Ai shkatërron njeriun e ndershëm dhe të keqin".

  9. Në qoftë se një fatkeqësi mbjell papritur vdekjen, ai qesh me vuajtjen e të pafajmëve.

  10. Toka u është dhënë në dorë të këqijve; ai u vesh sytë gjyqtarëve të saj; po të mos jetë ai, kush mund të ishte, pra?

  11. Tani ditët e mia kalojnë më shpejt se një vrapues, ikin pa parë asnjë të mirë.

  12. Ikin shpejt si anijet prej xunkthi, si shqiponja që sulet mbi gjahun e vet.

  13. Në qoftë se them: "Dua ta harroj vajtimin, ta lë pamjen time të trishtuar dhe të tregohem i gëzuar",

  14. më hyn frika për të gjitha dhembjet e mia; e di mirë që ti nuk do të më konsiderosh të pafajshëm.

  15. Në qoftë se jam i dënuar tanimë, pse të lodhem më kot?

  16. Edhe sikur të lahesha me borë dhe të pastroja duart e mia me sodë,

  17. ti do të më hidhje në baltën e një grope, edhe vetë rrobat e mia do të më kishin lemeri.

  18. Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t'i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë.

  19. Nuk ka asnjë arbitër midis nesh, që të vërë dorën mbi ne të dy.

  20. Le të largojë nga unë shkopin e tij, tmerri i tij të mos më trembë.

  21. Atëherë do të mund të flas pa pasur frikë prej tij, sepse nuk jam kështu me veten time.

  22. Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur? Pse më rri kaq larg dhe nuk vjen të më çlirosh, duke dëgjuar fjalët e ofshamës sime?

  23. O Perëndia im, unë bërtas ditën, por ti nuk përgjigjesh, edhe natën unë nuk rri në heshtje.

  24. Po të mos kesh guxim ditën e fatkeqësisë, forca jote është shumë e pakët.

  25. Pse vallë ankohet një njeri i gjallë, një njeri për ndëshkimin e mëkateve të tij?