Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Afflictions and Adversities: Benefits of

63 vargje · 5 aspekte

Vargje për Benefits of

Filtro sipas librit
  1. Kur do të jesh në ankth dhe do të kenë ndodhur tërë këto gjëra, në kohën e fundit, do të kthehesh tek Zoti, Perëndia yt, dhe do ta dëgjosh zërin e tij;

  2. (sepse Zoti, Perëndia yt, është një Zot mëshirëplotë); ai nuk të ka braktisur dhe nuk do të të shkatërrojë, nuk do të harrojë besëlidhjen për të cilën iu betua etërve të tu.

  3. "Kështu, kur të të kenë rënë në kurriz tërë këto gjëra, bekimi dhe mallkimi që unë të kam vënë përpara, dhe ti do t'ua kujtosh të gjitha kombeve në mes të të cilëve Zoti, Perëndia yt, do të të ketë dëbuar,

  4. dhe kur të kthehesh tek Zoti, Perëndia yt, dhe t'i bindesh zërit të tij, ti dhe bijtë e tu, me gjithë zemër e më gjithë shpirt, duke respektuar tërë ato që po të urdhëroj sot,

  5. Kur populli yt i Izraelit do të mundet para armikut sepse ka mëkatuar kundër teje, në rast se kthehet te ti dhe lavdëron emrin tënd, në rast se të lutet dhe të stërlutet në këtë tempull,

  6. Kur qielli do të mbyllet dhe nuk do të ketë më shi sepse kanë mëkatuar kundër teje, në qoftë se luten duke t'u drejtuar nga ky vend, në qoftë se lavdërojnë emrin tënd dhe heqin dorë nga mëkati i tyre sepse i ke dëshpëruar shumë,

  7. në rast se në vendin ku janë shpërngulur vijnë në vete, në rast se kthehen te ti dhe të luten nga vendi ku i kanë prurë si robër dhe thonë: "Kemi mëkatuar, kemi vepruar në mënyrë të padrejtë, kemi bërë të keqen",

  8. në rast se kthehen nga ana jote me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt në vendin e armiqve që i kanë shpërngulur dhe të luten duke u kthyer nga vendi që ti u ke dhënë etërve të tyre, nga qyteti që ti ke zgjedhur dhe nga tempulli që unë kam ndërtuar në emrin tënd,

  9. ti dëgjo nga qielli, nga vendbanimi yt, lutjen dhe kërkesën e tyre dhe përkrahe çështjen e tyre,

  10. dhe fale popullin tënd që ka mëkatuar kundër teje për të gjitha shkeljet që ka bërë kundër teje dhe bëj që të gjejnë mëshirë pranë atyre që i kanë shpërngulur, me qëllim që këta të fundit të tregohen të mëshirshëm me ta,

  11. (sepse ata janë populli yt dhe trashëgimia jote, ata që nxore nga Egjipti, nga një furrë hekuri).

  12. Mbaji sytë e hapur ndaj lutjes së shërbëtorit tënd dhe lutjes së popullit tënd të Izraelit, në mënyrë që të plotësosh tërësisht gjithë ato që të kërkojnë,

  13. sepse ti i ke veçuar nga të gjithë popujt e tokës që të jenë trashëgimia jote, sipas atyre që ke shpallur me anë të shërbëtorit tënd Moisi, ku nxore nga Egjipti etërit tanë, o Zot, o Zot!".

  14. Kur në vend do të ketë zi buke apo murtajë, ndryshk ose blozë, dyndje karkalecash dhe krimbash, kur armiku do t'i rrethojë në vendin e tyre, o në qytetet e tyre, kur do të pëlcasë një fatkeqësi ose një epidemi çfarëdo,

  15. çdo lutje, çdo kërkesë për falje që do të të drejtohet nga çfarëdo individ apo nga tërë populli yt i Izraelit, kur secili ka pranuar plagën e tij dhe dhimbjen e tij dhe ka zgjatur duart e tij ndaj këtij tempulli,

  16. ti dëgjo nga qielli, vend i banesës sate, dhe fali; dhe jepi secilit sipas sjelljes së vet, ti që njeh zemrën e secilit (vetëm ti në të vërtetë njeh zemrën e bijve të njerëzve),

  17. me qëllim që ata të të kenë frikë dhe të ecin në rrugët e tua për gjithë kohën që do të jetojnë në vendin që u ke dhënë etërve tanë.

  18. Sepse shpirtligësia nuk del nga pluhuri dhe mundimi nuk mbin nga toka;

  19. por njeriu lind për të vuajtur, ashtu si shkëndija për t'u ngjitur lart.

  20. Por unë do të kërkoja Perëndinë, dhe Perëndisë do t'i besoja çështjen time,

  21. atij që bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të njihen; mrekulli të panumërta,

  22. që i jep shiun tokës dhe dërgon ujin në fushat;

  23. që ngre të varfrit dhe vë në siguri lart ata që vuajnë.

  24. Ja, lum njeriu që Perëndia dënon; prandaj ti mos e përbuz ndëshkimin e të Plotfuqishmit;

  25. Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.