Skip to content

Vargje biblike për Aaron

145 vargje · 27 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Merr Aaronin dhe Eleazarin, birin e tij, dhe çoji lart, në malin e Horit.

  2. Zhvishe Aaronin nga rrobat e tij dhe vishja të birit, Eleazarit; dhe aty Aaroni do të bashkohet me popullin e tij dhe do të vdesë".

  3. Moisiu bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti; dhe ata hipën mbi malin e Horit para syve të të gjithë asamblesë.

  4. Moisiu ia zhveshi rrobat Aaronit dhe ia veshi Eleazarit, birit të tij; dhe Aaroni vdiq aty, në majë të malit. Pastaj Moisiu dhe Eleazari zbritën nga mali.

  5. Kur tërë asambleja pa që Aaroni kishte vdekur, e tërë shtëpia e Izraelit e qau Aaronin për tridhjetë ditë.

  6. Pastaj prifti Aaron u ngjit në malin Hor me urdhër të Zotit dhe vdiq aty në vitin e dyzetë prej kohës kur bijtë e Izraelit kishin dalë nga vendi i Egjiptit, ditën e parë të muajit të pestë.

  7. Aaroni ishte njëqind e njëzet e tre vjeç kur vdiq në malin Hor.

  8. Dhe Zoti u zemërua shumë gjithashtu kundër Aaronit, aq sa donte ta shkatërronte atë; kështu atë herë unë u luta edhe për Aaronin.

  9. Pastaj mora objektin e mëkatit tuaj, viçin që kishit bërë, e dogja në zjarr, e copëtova dhe e thërmova në copa shumë të vogla, deri sa e katandisa në pluhur të hollë, dhe e hodha pluhurin në përruan që zbret nga mali.

  10. (Bijtë e Izraelit u nisën nga puset e bijve të Jakaanit në drejtim të Moserahut. Aty vdiq Aaroni dhe aty u varros; dhe Eleazari bir i tij, u bë prift në vend të tij.

  11. Ti ke për të vdekur në malin mbi të cilin po ngjitesh dhe do të bashkohesh me popullin tënd, ashtu si Aaroni, vëllai yt, ka vdekur mbi malin e Horit dhe u bashkua me popullin e tij,

  12. U hodh shorti për familjet e Kehathitëve; dhe bijve të priftit Aaron, që ishin Levitë, u ranë në short trembëdhjetë qytete nga fisi i Judës, nga fisi i Simeonit dhe nga fisi i Beniaminit.

  13. që ranë në dorë të bijve të Aaronit që u përkisnin familjeve të Kehathitëve, bij të Levit, sepse hiseja e parë që u hodh me short u ra atyre.

  14. Pastaj dërgova Moisiun dhe Aaronin dhe godita Egjiptin me atë që bëra në mes të tij; pastaj ju nxora jashtë.

  15. Pas vajtjes së Jakobit në Egjipt dhe mbas thirrjeve të etërve tuaj drejtuar Zotit, Zoti dërgoi Moisiun dhe Aaronin që i nxorën etërit tuaj nga Egjipti dhe i bëri të banojnë në këtë vend.

  16. Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli.

  17. Bijtë e Amramit ishin Aaroni, Moisiu dhe Miriami. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.

  18. Eleazarit i lindi Finehasi; Finehasit i lindi Abishua;

  19. Abishuas i lindi Buki; Bukit i lindi Uzi.

  20. Uzit i lindi Zerahiahu; Zerahiahut i lindi Merajothi;

  21. Merajothit i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi;

  22. Ahitubit i lindi Tsadoku; Tsadokut i lindi Ahimaatsi.

  23. Ahimaatsit i lindi Azariahu; Azariahut i lindi Johanani.

  24. Johananit i lindi Azariahu (ai shërbeu si prift në tempullin që Salomoni ndërtoi në Jeruzalem);

  25. Azariahut i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi;