Skip to content

Vargje biblike për Aaron

145 vargje · 27 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë atyre:

  2. Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke thënë:

  3. Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

  4. Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

  5. Këta janë emrat e bijve të Aaronit, të vajosur si priftërinj, që ai i shenjtëroi për të shërbyer si priftërinj.

  6. Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

  7. Pastaj Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

  8. "Folu Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ju do t'i bekoni kështu bijtë e Izraelit, duke u thënë:

  9. Miriami dhe Aaroni iu kundërvunë Moisiut me fjalë për shkak të gruas etiopase me të cilën qe martuar; në fakt ai qe martuar me një grua etiopase.

  10. Aaroni i tha Moisiut: "O zoti im, mos na ngarko me fajin që kemi kryer nga budallallëku dhe mëkatin që kemi bërë.

  11. Mos lejo që ajo të jetë si një e vdekur, mishi i së cilës është gjysmë i konsumuar kur del nga barku i nënës së saj!".

  12. Dhe të gjithë bijtë e Izraelit murmurisnin kundër Moisiut dhe kundër Aaronit dhe tërë asambleja u tha atyre: "Sikur të kishim vdekur në vendin e Egjiptit ose të kishim vdekur në këtë shkretëtirë!

  13. Pse Zoti na çon në këtë vend që të biem nga goditja e shpatave? Gratë dhe fëmijët tanë do të bëhen pre e armikut. A nuk do të ishte më mirë për ne të kthehemi në Egjipt?".

  14. Dhe i thanë njëri tjetrit: "Të zgjedhim një kryetar dhe të kthehemi në Egjipt!".

  15. Atëherë Moisiu dhe Aaroni ranë përmbys përpara tërë asamblesë së mbledhur të bijve të Izraelit.

  16. Atëherë tërë asambleja foli për t'i vrarë me gurë; por lavdia e Zotit iu shfaq në çadrën e mbledhjes tërë bijve të Izraelit.

  17. Ata u mblodhën kundër Moisiut dhe Aaronit, dhe u thanë: "Mjaft më me ju, sepse tërë asambleja është e shenjtë, secili nga anëtarët e tij, dhe Zoti është në mes tyre; pse, pra, ngriheni mbi asamblenë e Zotit?".

  18. Me të dëgjuar këto fjalë, Moisiu ra përmbys me fytyrën për tokë;

  19. pastaj i foli Koreut dhe gjithë njerëzve të tij, duke u thënë: "Nesër në mëngjes Zoti do të tregojë kush është i tij dhe kush është i shenjtë, dhe ai do ta afrojë pranë vetes; do të afrojë pranë vetes atë që ai ka zgjedhur.

  20. Bëni kështu: merrni temjanica, ti Kore, dhe gjithë njerëzit e tu;

  21. nesër i mbushni me zjarr dhe u hidhni sipër temjan para Zotit; dhe ai që Zoti do të ketë zgjedhur do të jetë i shenjtë. E kaluat masën, o bij të Levit!".

  22. Pastaj Moisiu i tha Koreut: "Tani dëgjoni, o bij të Levit!

  23. A është gjë e vogël për ju që Perëndia i Izraelit ju ka ndarë nga asambleja e Izraelit dhe ju ka afruar ndaj vetes që të kryeni shërbimin e tabernakullit të Zotit dhe që të rrini përpara asamblesë dhe t'u shërbeni atyre?

  24. Ai ju ka afruar ndaj vetes ty dhe të gjithë vëllezërit e tu, bij të Levit bashkë me ty. Po tani kërkon të kesh edhe priftërinë?

  25. Për këtë arsye ti edhe tërë njerëzit e tu jeni mbledhur kundër Zotit. Dhe kush është Aaroni që të murmurisni kundër tij?".