Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 14:17rreth 33 e.s.

    dhe, në kohë të darkës, dërgoi shërbëtorin e vet t'u thotë të ftuarve: "Ejani, sepse gjithçka tashmë është gati".

  2. Luka 14:18rreth 33 e.s.

    Por të gjithë, pa përjashtim, filluan të kërkojnë ndjesë. I pari i tha: "Bleva një arë dhe më duhet të shkoj ta shoh; të lutem, të më falësh".

  3. Luka 14:19rreth 33 e.s.

    Dhe një tjetër tha: "Bleva pesë pendë qe dhe po shkoj t'i provoj; të lutem, të më falësh".

  4. Luka 14:20rreth 33 e.s.

    Dhe një tjetër akoma tha: "Mora grua e prandaj nuk mund të vij".

  5. Luka 14:21rreth 33 e.s.

    Kështu shërbëtori u kthye dhe ia dëftoi të gjitha zotit të vet. Atëherë i zoti i shtëpisë, plot zemërim, i tha shërbëtorit të vet: "Shpejt, shko nëpër sheshet dhe nëpër rrugët e qytetit e sill këtu lypës, sakatë, të çalë dhe të verbër".

  6. Luka 14:22rreth 33 e.s.

    Pastaj shërbëtori i tha: "Zot, u bë ashtu siç urdhërove ti, por ka vend edhe më".

  7. Luka 14:23rreth 33 e.s.

    Atëherë zoti i tha shërbëtorit: "Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime.

  8. Luka 14:24rreth 33 e.s.

    Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time"''.

  9. Luka 14:25rreth 33 e.s.

    Dhe turma të mëdha shkonin me të. Ai u kthye nga ata dhe tha:

  10. Luka 14:26rreth 33 e.s.

    ''Nëse ndokush vjen tek unë dhe nuk urren babanë e vet dhe nënën e vet, gruan dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat, madje edhe jetën e vet, nuk mund të jetë dishepulli im.

  11. Luka 14:27rreth 33 e.s.

    Dhe kush nuk e mbart kryqin e vet dhe nuk më ndjek, nuk mund të jetë dishepulli im.

  12. Luka 14:28rreth 33 e.s.

    Kush nga ju, pra, kur do të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë të llogaritë shpenzimet, për të parë nëse ka mjaftueshëm për ta mbaruar?

  13. Luka 14:29rreth 33 e.s.

    Që atëherë, kur t'i ketë hedhur themelet e të mos mundë ta përfundojë, të gjithë ata që e shohin, të mos fillojnë e të tallen,

  14. Luka 14:30rreth 33 e.s.

    duke thënë: "Ky njeri filloi të ndërtojë e nuk mundi ta përfundojë".

  15. Luka 14:31rreth 33 e.s.

    Ose cili mbret, kur niset të luftojë kundër një mbreti tjetër, nuk ulet më parë të gjykojë në se mund ta përballojë me dhjetë mijë atë që po i vjen kundër me njëzet mijë?

  16. Luka 14:32rreth 33 e.s.

    Në mos, ndërsa ai është ende larg, i dërgon një delegacion për të biseduar për paqe.

  17. Luka 14:33rreth 33 e.s.

    Kështu, pra, secili nga ju që nuk heq dorë nga të gjitha ato që ka, nuk mund të jetë dishepulli im.

  18. Luka 14:34rreth 33 e.s.

    Kripa është e mirë, por nëse kripa bëhët e amësht, me se do të mund t'i kthehet shija?

  19. Luka 14:35rreth 33 e.s.

    Ajo nuk vlen as për tokë, as për pleh, por hidhet tutje. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë''.

  20. Luka 15:1rreth 33 e.s.

    Pastaj të gjithë tagrambledhësit dhe mëkatarët i afroheshin për ta dëgjuar.

  21. Luka 15:2rreth 33 e.s.

    Dhe farisenjtë dhe skribët murmuritnin duke thënë: ''Ky i pranon mëkatarët dhe ha bashkë me ta''.

  22. Luka 15:3rreth 33 e.s.

    Atëherë ai u tha këtë shëmbëlltyrë:

  23. Luka 15:4rreth 33 e.s.

    ''Cili njeri prej jush, që ka njëqind dele dhe një prej tyre t'i humbasë, nuk i lë të nëntëdhjetë e nëntat në shkretirë dhe nuk shkon pas asaj që humbi deri sa ta gjejë?

  24. Luka 15:5rreth 33 e.s.

    Dhe, kur e gjen, e merr mbi supe gjithë gaz;

  25. Luka 15:6rreth 33 e.s.

    dhe, kur arrin në shtëpi, i thërret miqtë dhe fqinjët dhe u thotë: "Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta delen time që më kishte humbur.