circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Luka 15:7rreth 33 e.s.
Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtët, që nuk kanë nevojë të pendohen.
- Luka 15:8rreth 33 e.s.
Ose, cila grua që ka dhjetë dhrahmi dhe humbet një nga ato, nuk ndez llambën, nuk e fshin shtëpinë dhe nuk kërkon me kujdes derisa ta gjejë?
- Luka 15:9rreth 33 e.s.
Dhe, kur e gjen, fton tok shoqet dhe fqinjët, duke thënë: "Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta dhrahminë që kisha humbur".
- Luka 15:10rreth 33 e.s.
Po kështu po ju them: do të ketë gëzim në mes të engjëjve të Perëndisë për një mëkatar të vetëm që pendohet''.
- Luka 15:11rreth 33 e.s.
Tha akoma: ''Një njeri kishte dy bij.
- Luka 15:12rreth 33 e.s.
Më i riu i tyre i tha babait: "Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon". Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë.
- Luka 15:13rreth 33 e.s.
Mbas pak ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi në një vend të largët dhe atje e prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur.
- Luka 15:14rreth 33 e.s.
Por, si i shpenzoi të gjitha, në atë vend ra një zi e madhe buke, dhe ai filloi të jetë në hall.
- Luka 15:15rreth 33 e.s.
Atëherë shkoi e iu ngjit pas një banori të atij vendi, i cili e çoi në arat e tij që të ruajë derrat.
- Luka 15:16rreth 33 e.s.
Dhe ai dëshironte të mbushte barkun me lendet që hanin derrat, por askush nuk ia jepte.
- Luka 15:17rreth 33 e.s.
Atëherë erdhi në vete dhe tha: "Sa punëtorëve mëditës të atit tim u tepron buka, kurse unë po vdes nga uria!
- Luka 15:18rreth 33 e.s.
Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t'i them: Atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje;
- Luka 15:19rreth 33 e.s.
nuk jam më i denjë të quhem yt bir; trajtomë si një nga mëditësit e tu".
- Luka 15:20rreth 33 e.s.
U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi.
- Luka 15:21rreth 33 e.s.
Dhe i biri i tha: "O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt".
- Luka 15:22rreth 33 e.s.
Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: "Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë.
- Luka 15:23rreth 33 e.s.
Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe thereni; të hamë dhe të gëzohemi,
- Luka 15:24rreth 33 e.s.
sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri". Dhe filluan të bënin një festë të madhe.
- Luka 15:25rreth 33 e.s.
Djali i tij i madh ishte në ara; dhe kur u kthye dhe iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle.
- Luka 15:26rreth 33 e.s.
Atëherë thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç'ishte e gjitha kjo.
- Luka 15:27rreth 33 e.s.
Dhe ai i tha: "U kthye yt vëlla dhe yt atë theri viçin e majmur, sepse iu kthye djali shëndoshë e mirë".
- Luka 15:28rreth 33 e.s.
Kur i dëgjoj këto, ai u zemërua dhe nuk deshi të hynte; atëherë i ati doli dhe iu lut të hynte.
- Luka 15:29rreth 33 e.s.
Por ai iu përgjigj të atit dhe tha: "Ja, u bënë kaq vite që unë të shërbej dhe kurrë s'kam shkelur asnjë nga urdhërat e tu, e megjithëatë kurrë s'më dhe një kec për të bërë një festë me miqtë e mi.
- Luka 15:30rreth 33 e.s.
Por, kur u kthye ky djali yt, që prishi pasurinë tënde me prostituta, ti there për të viçin e majmur".
- Luka 15:31rreth 33 e.s.
Atëherë i ati i tha: "O bir, ti je gjithmonë me mua, dhe çdo gjë që kam është jotja.